LEZHE – Arrestohen dy komisionerët që falsifikuan rezultatin e votimit në zgjedhjet lokale të 8 majit të vitit 2001, në komunën Dajç të Lezhës, Gentian Kovaçi dhe Lulzim Paloka. Dy të arrestuarit ishin në kërkim sipas policisë së Lezhës pasi gjykata i ka dënuar nga 8 muaj burg.
Kovaçi dhe Paloka u akzuan bashkë me 6 komisionerët e tjerë Ndoc Marku, Mark Kola, Zef Gjoni, Pjetër Marku, Pal Prendi, dhe Gent Marku.
Në qendrën e votimit ku ata ishin komisionerë në zgjedhjet e 8 majit, kishin votuar dhe futur fletë votimi në emër të 66 banorëve votues të cuilët ishin emigrantë dhe nuk ndodheshin në Shqipëri në atë periudhë.
Në komunën e Dajçit si kandidat për kryetar komune ishin Rrok Rroku përfaqësues i koalicionit politik “Aleancës për të Ardhmen” dhe Gjergj Doçi i koalicionit politik “Aleanca për Qytetarin”.
Në përfundim të zgjedhjeve me vendimin me Nr.471, datë 13.05.2011 të Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve Nr.37, Qarku Lezhë, “Për miratimin e Tabelës përmbledhëse të Rezultatit për Zgjedhjen e Kryetarit të Komunës Dajç” është vendosur shpallja si fitues i Z.Gjergj Gjin Doçi të koalicionit “Aleanca për Qytetarin”.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com