TIRANE - Kryeministri Berisha ka shpërndarë përgjegjësi akoma më të madhe dhe te kabineti i tij qeveritar për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, ku gara elektorale pritet të jetë e egër. Kështu, të gjithë ministrat demokratë janë në krye të listave për kandidatë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.
Përjashtuar listën rajonale të qarkut të Tiranës, vend të cilin nuk e lëshon kreu i qeverisë Sali Berisha, asaj të qarkut të Vlorës, që do kryesohet nga kreu i grupit të PD Patozi pasi Vlora s’ka asnjë ministër në kabinetin qeveritar, atë të Shkodrës që do të kryesohet nga kryetarja e Kuvendit Topalli, si dhe qarku i Lezhës dhe Dibrës që do përfaqësohen në krye të listave nga anetarë kryesie apo Këshilli Kombëtar, të gjithë ministrat e tjerë në këto qarqe do të jenë të parët në listë.
Kështu në qarkun e Tiranës mësohet se përpos kryeministrit Berisha që do kryesojë listën e kandidatëve për deputetë, do jenë dhe ministrat e PD Majlinda Bregu, Aldo Bumçi dhe Myqerem Tafaji. Të cilëve pritet ti bashkangjiten ministri i LSI Edmond Panariti por mendohet dhe ministri i Mjedisit, kreu republikan Fatmir Mediu i cili ende nuk e ka ndarë nëse do të kandidojë në kryeqytet apo në vendlindjen e tij Fier.
Ndërsa në qarkun e Gjirokastrës në krye të listës do jetë ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, i pasuar nga ministri Ksera ndërkohë që do të jetë dhe ministri i LSI Vangjel Tavo, në Berat Genc Pollo, në Elbasan Arben Imami ku pritet të jetë dhe ministri i LSI Edmond Haxhinasto, në Korçë Ridvan Bode, në Fier Sokol Olldashi, në Kukës Flamur Noka, në Durrës Eduard Halimi.
Ndërsa pritet që në listë të sigurtë të kandidojnë disa nga zv.ministrat e PD por dhe aleatë si dhe këshilltarë të kryeministrit Berisha, mes të cilëve Oerd Bylykbashi, Suzana Guxholli e Gjergj Lezhja, Ristani, Poni, Bozdo, Rrusho dhe një sërë zyrtarësh të tjerë, të cilët janë funksionarë të lartë të qeverisjes së djathtë.
Ajo që bie në sy është fakti se të gjitha qarqet që mendohet se janë të vështira dhe ku përballja është e egër me kundërshtarët e tyre politikë, duke shpresuar te diferencat e vogla në mbështetjeje që përkthehen në një mandat deputeti më shumë, janë ‘blinduar’ me ministra të kabinetit qeveritar.
Ndërkohë që në qarkun e Lezhës, në qarkun e Shkodrës, atë të Vlorës por dhe të Dibrës ku mendohet se pavarësisht ndonjë rënjeje të mundshme rezultati është shumë vështirë të shënojë përmbysje shifrash krahasuar me ato të vitit 2009, nuk janë përcaktuar ministra në krye të listave.
Çka tregon se në kushtet kur konsumimi i pushtetit pas dy mandatesh, Berisha po luan kujdesshëm për të maksimalizuar votat, por dhe duke përmbajtur riskun e dështimit për shkak se konsumi i pushtetit pikërisht me ministrat është bërë.
MINISTRAT QË KANDIDOJNË
Sali Berisha PD Tiranë
Majlinda Bregu PD Tiranë
Aldo Bumçi PD Tiranë
Myqerem Tafaj PD Tiranë
Arben Imami PD Elbasan
Eduard Halimi PD Durrës
Ritvan Bode PD Korçë
Genc Pollo PD Berat
Sokol Olldashi PD Fier
Flamur Noka PD Kukës
Genc Ruli PD Gjirokastër
Spiro Ksera PD Gjirokastër
Vangjel Tavo LSI Gjirokastër
Edmond Panariti LSI Tiranë?
Edmond Haxhinasto LSI Elbasan
Fatmir Mediu PR Fier
ZV.MINISTRAT/KËSHILLTARË
Grida Guma PD Tiranë
Alfred Rrusho PD Fier
Eno Bozdo PD Tiranë
Nard Ndoka PDK Shkodër
Oerd Bylykbashi PD Durrës
Gjergj Lezhja PD Durrës
Suzana Guxholli PD Durrës
Ferdinand Pone PD Berat
Arben Ristani PD Tiranë
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.03.2013
Redaksi Online
(b.m.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com