Zgjedhjet 2013, degët e PD në
Jug, luftë bërrylash që nga qendra

TIRANE- Sa më shumë afrohen zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm, aq më shumë ngërthehen interesat në bazën e Partisë Demokratike, ku pritet të marrë jetë dhe të formalizohen listat rajonale të kandidatëve për deputetë. Në këtë mënyrë strumbullari i tërë organizimit dhe punës në bazë pritet të bëhen krerët e degëve në rrethe, zgjedhja e të cilëve në disa prej qyteteve kryesore është kthyer në çështje dite por dhe burim debatesh, luftë bërrylash dhe pse jo dhe hatërmbjetjesh. Bëhet fjalë për degët e rretheve të tilla si Durrësi, Vlora, Fieri, Gjirokastra por dhe rrethe të vogla si Mallakastra dhe Saranda apo dhe të tjera që janë në vorbullën e zgjedhjeve për kryetarët e degëve të PD.

 Por lufta më e madhe bëhet pikërisht në rrethet më të mëdha ku deputetë dhe funksionarë të lartë kërkojnë të zgjedhin njerëzit e tyre në krye të këtyre degëve. Tendosja e marrëdhënieve dhe e përplasjeve është shumë e dukshme në degën e PD të Fierit, pikërisht aty ku në zgjedhjet parlamentare del dhe numri më i madh i deputetëve në rang vendi pas Tiranës dhe që për shkak se e majta ka dominancën në këtë qark, një rëndësi të dorës së parë zë ngjitja në vendet e para të listës shumë emërore për deputetë të këtij qarku për zgjedhjet parlamentare të verës së vitit 2013. Në këtë qark ai që po lobon fort për të zgjedhur njeriun e tij në krye të degës së PD të Fierit është deputeti i kësaj zone ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj.

I cili për të forcuar pozitat e tij në këtë qark po punon fort për të zgjedhur një mbështetës të tij në krye të degës së PD, madje duke paralajmëruar se mund të aspirojë dhe vetë të jetë në krye të PD të Fierit. Por dhe në qarkun e Gjorokastrës, aty ku deputetët për PD kanë qënë sërish me pikatore ka një garë të fortë dhe një përplasje të skajshme interesash, për zgjedhjen e kreut të ri të PD në këtë qytet. Ku ministri i Bujqësisë, njëherësh dhe deputet në këtë qark Genc Ruli po bën të gjitha pëprjekjet në mënyrë që në krye të kësaj dege të vijë një mbështetës i tij, që do të lehtësonte shumë punën e vetë Rulit në qendër, jo vetëm për kandidimin për deputet. Ndërsa në qarkun e Durrësit situata është akoma më e fortë, teksa duke pasur parasysh se është një qytet që në zgjedhjet parlamentare ka fituar në rang qarku, ndërsa në zgjedhjet vendore PD ka humbur përballë rikandidimit të Vangjush Dakos së PS. Këtu përplasjet janë akoma më të forta teksa nuk mungojnë kandidaturat, ku përpos Carës, është në krye të listimit dhe Xhaferraj, i cili ka dhënë gjithnjë rezultate të mira në zgjedhje përsa kohë ka qënë i angazhuar vetë direkt në drejtimin e partisë në këtë qytet. Ndërkohë më pak e komplikuar është situata në degën e PD të Vlorës, ku pas dorëheqjes së Kollozit nga kreu i kësaj dege të PD të qytetit bregdetar, të gjithë janë dakord që në krye të saj të vijë Kreshnik Çipi, i cili ende s'ka vendosur nëse do e marrë përsipër këtë detyrë. Probleme ka Saranda, ku përplasjet janë më të mëdha.

(Shkrimi u publikua dje ne Shqiptarja.com)

(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet