JALE- Gjatë takimit të zhvilluar në Jalë me anëtarë të Lëvisjes Rinore për Integrim, kreu i LSI-së, Ilir Meta, është ndalur edhe tek zgjedhjet e 23 qershorit, duke u shprehur se Lëvizjes Socialiste për Integrim, iu vodh në Lundër mandati i një deputeti në Kukës. Pikërisht aty ku mbaheshin kutitë e votimit.
“E kam të vështirë të falënderoj më shumë LRI-në e këtij qarku apo të atij qarku, sepse ju keni qenë të mrekullueshëm kudo në të gjithë vendin dhe ne kemi arritur të kemi një përfaqësim të shkëlqyer në nivel kombëtar. Por unë në mënyrë të veçantë do të falënderoja të rinjtë dhe të rejat e Kukësit, të Tropojës dhe të Hasit, që kanë punuar në kushtet më të vështira, që nuk ka arsye përse të përmenden këtu dhe të jeni të sigurt se ne deputetin e morëm në Kukës, por e humbëm në Lundër. Por, nuk ka problem se kemi mjaft deputetë dhe kjo nuk do ta pengojë që t’i përfaqësojmë të gjithë ata votues të shumtë në Qarkun e Kukësit me shumë dinjitet t’i përkrahim në mënyrë të jashtëzakonshme”, tha Meta.
Gjatë fjalës së tij, Meta u shpreh se shpreson që të zgjidhet në krye të Parlamentit, për një frymë pozitive dhe bashkëpunimi.
“Shpresoj të zgjidhem Kryetar i Kuvendit të ri dhe të përpiqemi bashkë edhe me Kejdin si deputeten më të re dhe me shumë të tjerë të sjellim një frymë pozitive, një frymë bashkëpunimi larg atyre konflikteve sistematike, larg atij protagonizmi arkaik, që ndërtohet vetëm mbi tensionin dhe provokimin e palës tjetër. Unë jam i bindur se kjo frymë pozitive që ne kemi sjellë dhe do ta shtojmë më tej do të reflektojë edhe në të gjithë politikën shqiptare dhe kjo falë jush, falë të rinjve dhe të rejave. Jam i bindur se në këtë mënyrë ne do të vazhdojmë të sjellim risi, do të vazhdojmë të sjellim ndryshime të rëndësishme”, tha ai.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com