Zgjedhjet 2015, KVV: Mungesa e
konsensusit, fut vendin në ngërç
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë (KVV) përmes një deklarate për shtyp konstaton se mungesa e konsensusit politik rrezikon futjen e vendit në një ngërç institucional dhe kushtetues, para zgjedhjeve lokale të 2015-s. Duke theksuar se Presidenti Nishani ka vetëm 12 ditë afat për përcaktimin e datës së zgjedhjeve.
TIRANË - Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë (KVV) përmes një deklarate për shtyp konstaton se mungesa e konsensusit politik rrezikon futjen e vendit në një ngërç institucional dhe kushtetues, para zgjedhjeve lokale të 2015-s.
Në deklaratën e tij Koalicioni vëren se pak muaj para zgjedhjeve të ardhshme kuadri ligjor është i paplotë, pavarësisht domosdoshmërisë së shprehur nga të gjithë aktorët për përmirësim të Kodit Zgjedhor dhe reflektim në të të rekomandimeve të OSBE/ODIHR, por dhe ndryshimeve të krijuara me miratimin e ndarjes së re territoriale.
"Kanë mbetur vetëm 12 ditë në dispozicion të Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve, dhe menjëherë më pas ligji zgjedhor parashikon nisjen e një sërë procesesh për përgatitjen e infrastrukturës parazgjedhore dhe zhvillimin e zgjedhjeve", thuhet në deklaratën e KVV-së.
PDF/Deklarata e plotë e KVV Sipas saj, koalicioni shpreh shqetësimin për ngërçin institucional ku mund të futet vendi, ngërç i cili është tashmë evident dhe i mundshëm pas depozitimit të dokumentacionit të më shumë se 100 grupeve nismëtare për organizimin e referendumeve lokale në njësitë e tyre vendore.
Përmes këtyre referendumeve popullsia lokale do të shprehet nëse janë dakort të shkrihet komuna apo bashkia e tyre, duke vënë në pikëpyetje dhe futur në ngërç institucional dhe kushtetues ndarjen e re territoriale, si dhe zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme. Sipas parashikimeve të bëra nga Kushtetuta, nëse këto referendume janë në përputhje me ligjin, ato duhet të mbahen para zgjedhjeve lokale.
Në këtë situatë, Koalicioni i bën thirrje klasës politike dhe veçanërisht kryetarëve të tre partive më të mëdha politike, kryetarit të PS-së, Edi Rama, kryetarit të PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, që të tejkalojnë të gjitha ndasitë dhe interesat partiake dhe të gjejnë zgjidhjen e përbashkët për të shmangur këtë ngërç të panevojshëm e artificial që mund të fusë në kolaps ligjor vendin.
Koalicioni i kërkon Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, që të mbledhë sa më parë krerët e partive parlamentare jo vetëm për t'u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve që ai duhet të dekretojë sa më parë, por edhe për t'i nxitur ata drejt kompromisit dhe gjetjes së gjuhës e interesit të përbashkët në dobi të vendit dhe të qytetarëve, thuhet në deklaratën për shtyp të KVV-së./ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.8%
-
Jo
53%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 2083
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56