Zgjedhjet 2020, ish-ligjvënësi republikan sfidon Presidentin Trump

 Zgjedhjet 2020, ish-ligjvënësi republikan sfidon Presidentin Trump

Joe Walsh, ish-ligjvënës nga Illinois dhe tashmë drejtues i një emisioni radioje, njoftoi të dielën se do të sfidojë Presidentin Donald Trump për nominimin e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

57-vjeçari Walsh shërbeu për një mandat në Dhomën e Përfaqësuesve dhe humbi garën e rizgjedhjes në vitin 2012. Ai e njoftoi kandidaturën e tij gjatë emisionit “This week” të kanalit ABC News.

“Po kandidoj pasi ai është i papërshtatshëm”, tha zoti Walsh për Presidentin Trump, duke e përshkruar atë si “të paaftë”, “fanatik” dhe “narcisist”, epitete të përdorura shpesh nga demokratët ndaj Presidentit Trump, i cili kërkon një mandat të dytë katërvjeçar.

“Dikush duhet të ngrihet dhe duhet të ekzistojë një alternativë”, tha zoti Walsh.

Niveli i miratimit të Presidentin Trump në anketime vazhdon të jetë në kuotën e 40%-shit, por ai gëzon mbështetje të dyfishuar në radhët e republikanëve, të cilët vazhdojnë të miratojnë periudhën e tij në detyrë prej 2 vitesh e gjysëm.

Rreth 24 demokratë konkurojnë për të marrë nominimin e partisë së tyre për t’iu kundërvënë Presidentit Trump në zgjedhjet e 3 nëntorit 2020, ndërkohë që zoti Walsh është vetëm republikani i dytë që kërkon t’i marrë Presidentit nominimin republikan. Ish-guvernatori i Masaçusetsit, Bill Weld, shpalli kandidaturën e tij në muajin prill, por ka marrë mbështetje të vogël.

Zoti Walsh tha për Presidentin Trump: “Vendi është i lodhur nga inatosjet e këtij njeriu; ai është një fëmijë”. Zoti Walsh, i cili është si Presidenti Trump mbështetës i vijës së ashpër për emigracionin, tha se do ta sfidojë me pikëpamje konservatore dhe mbi baza morale. VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI