Zgjedhjet 2021/ 2 orë mbledhje me drejtuesit e qarqeve, Rama: Drejtorët të bëjnë punën ndaj qytetarëve ose do shkarkohen! Nuk do të tolerohet arroganca e tyre

Në 120 minuta kryeministri Edi Rama ka dhënë të gjitha porositë drejtuesve të qarqeve në selinë rozë, takime këto që janë bërë të përjavshme ku në fokus të të cilave janë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Drejtuesit e qarqeve kanë dorëzuar një raport javor mbi organizmin për fushatën zgjedhore për 2021 dhe mbi të gjitha problematikat në qarkun që ata drejtojnë.

Sipas burimeve për Report Tv Rama u ka kërkuar drejtuesve të qarqeve që të evidentojnë punën e çdo drejtori dhe kreu të institucionit në lidhje me shërbimet që ai jep për qytetarët dhe ka bërë të qartë se kushdo që nuk pën punë do të shkarkohet. "Të bëhet rishikim dhe shkarkimi i çdo drejtuesi të institucioneve publike që kanë dështuar në punën e tyre", ishte porozia e qartë e kryeministrit Rama duke thënë prerë se "nuk do lejohet arroganca e këtyre personave ne krye te institucioneve." Ka pasur porosi nga Rama për një valë shkarkimesh të një sërë drejtuesish institucionesh dhe nëse nuk do kenë performancë të mirë, pasi nuk do të ketë tolerime nëse nuk do të ketë vlerësime të mira nga qytetarët.

Kryeministri përveçse dëgjoi problematikat në qarqe të ndryshme të vendit, do të jap edhe porositë për drejtuesit që të maksimizojnë sa më shumë rezultate në zgjedhje që do të përkthehet në mandate. Synimi është të fitojë një mandat të 3-të dhe përveç sigurimit të 74 mandateve, kryesocialisti kërkon një fitore të thellë për kundërshtarët politikë.

Më herët kreu i qeverisë bëri ndryshime me koordinatorët politik të PS në nivel qarku, konkretisht në Lezhë, Shkodër dhe Durrës  për të sjellë një riorganizmin të ri për zgjedhjet parlamenatre të 2021, ku vetë kreu i qeverisë u vendos në Durrës, ndërsa në Shkodër u vendos Ilir Beqaj, i cili pason në këtë pozicion Ditmir Bushatin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:29
Rama: Nuk do të lejohet arroganca e tyre në krye të institucioneve, evidentoni punën e çdo drejtori

Burime për Report Tv nga mbledhja e shtabit elektoral thonë se Rama pasi drejtuesit politik kanë dorëzuar analizën e tyre për sa i përket problematikave të qytetareve dhe performancën e shërbimeve nga drejtuesit e institucioneve, Rama u ka kërkuar qe të evidentojnë çdo drejtor qe nuk i ka ofruar shërbimin e tyre qytetarëve! Gjithashtu kryesocialisti u ka thënë drejtuesve të qarqeve që duhet bërë një rishikim i çdo drejtuesit të institucioneve publike që kanë dështuar në punën  e tyre. Rama tha se nuk do lejohet arroganca e këtyre personave ne krye te institucioneve.

Ora 17:56
Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit e qarqeve

Pas 2 orësh ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Edi Rama me drejtuesit e politik të qarqeve ku dha porositë dhe dëgjoi problematikat në qarqe.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Patrioti: 22/09/2020 12:05

    Komedia e rradhës e Rilindjes, sa herë afrojnë zgjedhjet po te njejtat gjera. Edi Rama nuk te besojne me socialiatet e vertete harroje, ke pasur dy mandate per te treguar se kush je. Tani ke filluar duke u mbledhur njerëzve kartat e identitetit, por perseri harroje se do te votojne me ty dhe shpuren rilindase qe nuk perfaqeson socialistet. Kesaj rradhe as gogoli Sali dhe Luli me bëmat e tyre që i valvit si flamur per zgjedhje nuk do te ndihmojne dot.

    Përgjigju
  • Shqip: 22/09/2020 01:17

    Ik o edi se ke tall b*then me shqiptaret ta njohem suratin cili je nuk je per shqiptaret ti je per vete largohu te marim fryme se na vrave

    Përgjigju
  • Eli: 21/09/2020 20:58

    Po ti je numer nje per arrogance o Edo.Tani qe po te lekundet karrige nen byth te ra ne mendje per punen e drejtuesve ne rrethe? Shum von Edo....bej gati valixhet si Berisha 8 vjet me par.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK