Kryesocialisti Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS ka lajmëruar se në listat për zgjedhjet e 2025, deputetët dhe drejtuesit e qarqeve me më shumë se një mandat do të garojnë në listën e hapur. Në listë të hapur do jetë edhe Rama. Lista e mbyllur do jetë për figura të reja, deputetët me një mandat apo pozicione kyçe që do koordinojnë punën, si sekretari i përgjithshëm, Blendi Klosi.
Rama: Ju uroj mirëseardhjen atyre 135 ndër ju që janë ulur për herë të parë në këtë forum të lartë. Konsiderojeni praninë tuaj një nder të posaçëm dhe një borxh të madh që ia keni Kongresit që iu dha votën, përpuqini t’ia ktheni këtë borxh të gjithë anëtarëve të familjes sonë politike duke e kryer me dinjitet në komunitet detyrën e përfaqësuesit të Asamblesë. E nderuar asamble kombëtare e PS, sot hapim një kapitull të ri, nga ky stacion ku do përmbyllim proceset e brendshme duke votuar ekipin e ri drejtues dhe do nisemi drejt përballjes për mandatin e 4 të qeverisjes të PS.
Në bazë të ligjit të ri zgjedhor, pjesëtarët e përfaqësuesit tonë do jenë 187, 140 prej tyre në listën e hapur dhe 47 në listën e mbyllur të partisë. Është e udhës të ndaj me ju që sot se më e mira është që deputetët me më shumë se 1 mandat pa përjashtuar drejtuesit politikë të qarqeve ku bëj pjesë edhe unë personalisht të jenë me garë të hapur, ndërsa listën e mbyllur mund të jenë vetëm pak prej tyre që do kenë detyra specifike koordinuese si sekretari i përgjithshëm, apo drejtuesi i ri politik i diasporës. Pjesa kryesore e listës së mbyllur do jenë deputet me vetëm një mandat dhe të rinj e të reja.
Lajmi kryesor:
Asambleja e PS/ Rama: Unë dhe deputetët e vjetër garojmë në lista të hapura! PD merr më pak mandate se në '97! Ndryshon drejtuesit politikë në 7 qarqe! Zgjidhet kryesia e re! (EMRAT)
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
70.6%
-
Jo
24.5%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 343
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Kryeministri vijon turin me Diasporën në Greqi: Faleminderit shqiptarëve të Kretës, sot në 17:00 në Athinë!
30 Mars, 10:52
-
Durrës/ Besimtarët myslimanë kremtojnë Fitër Bajramin me falje në sheshin para xhamisë së madhe, luten për paqe dhe harmoni
30 Mars, 09:54
-
‘Ti do më marrësh më qafë, si more Lulin...!’ Rama ironizon Berisha-Lapaj me VIDEO-n ‘Teatri i Kukullave’, përfshihet dhe Basha me pizhame: Bufi dhe Tiku drejt bashkimit...! (VIDEO)
30 Mars, 08:21
-
Basha ironizon programin e Ramës në takimin me shqiptarët në Londër: Ke premtuar Shqipërinë 2030, por investove tek Shqipëria 313
29 Mars, 20:36
-
Fitër Bajrami, Rama uron besimtarët: Zoti jua pranoftë lutjet dhe ju shpërbleftë për të gjitha sakrificat
29 Mars, 20:07
-
Zgjedhjet e 11 Majit, caktohen 93 Vendet e Numërimit të Votave
29 Mars, 19:20
-
Rama: Ne duam që fëmijët kudo që ndodhen të mësojnë shqip, në javët në vijim do t'iu prezantojmë aplikacionin e gjuhës shqipe
29 Mars, 18:25
-
‘Investoni në tokat tuaja’, Rama-emigrantëve në Kretë: Kemi dijet dhe eksperiencën e duhur! Për 500 aplikantët e parë, asnjë detyrim ndaj shtetit
29 Mars, 18:09
-
Rama: Me pasaportën e BE-së, do merrni pensionet për punën që bëni këtu dhe fëmijët tuaj nuk do quhen më ‘student të huaj’
29 Mars, 18:08
-
Balla ndan pyetjen që i bëjnë më shumë shqiptarët në Diasporë: Më pyesin a do vini pas zgjedhjeve? I them sot mbajeni mend mirë, vetëm ne dhe Edi Rama mund të vijmë sërish
29 Mars, 17:54
-
Rama nga Kreta: Komuniteti i shqiptarëve në Greqi meriton një respekt të veçantë, për të gjithë atë që kanë hequr këto 30 vite
29 Mars, 17:53
-
Agron Shehaj: Synojmë 1 mandat në Korçë, marrim 10% të votave në rang kombëtar
29 Mars, 17:36