Zgjedhjet 2025/ Socialistët mblidhen sërish të premten, për herë të parë ‘retreat’ për grupin parlamentar! Në takim edhe Rama

TIRANË- Pas zgjedhjes së strukturave drejtuese, socialistët nuk po humbasin kohë dhe kanë nisur punën për fushatën për zgjedhjet parlamentare 2025. Për herë të parë, PS do të zhvillojë një takim retreat të grupit parlamentar. Ligjvënësit socialistë do të mblidhen të premten në qytetin e Elbasanit, ndërsa në takim do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Në mbledhjen e grupit të PS, që u zhvillua ditën e sotme, mësohet se fokusi është vendosur tek ky takim, i cili do të përqendrohet te angazhimi në terren i deputetëve apo te komunikimi publik. Kreu i grupit, Niko Peleshi po ashtu tha se në këtë takim, deputetët do kenë mundësi që të përballin mendimet e tyre dhe të diskutojnë se çfarë mund të bëhet më mirë për fushatën

“Retreat nuk bëhet për shkak se diçka nuk shkon. Është një takim i brendshëm jo shumë tematik, do jetë një mundësi për çdo deputet për të ndarë me kolegët mendimet e veta se si në këtë sezon të rëndësishëm ku ndodhemi mund të bëhet më i mirë komunikimi, puna në territor, puna në kuvend”, tha Peleshi.

Po ashtu. Peleshi ka kërkuar më shumë angazhim nga deputetët në seancat plenare dhe punimet e komisioneve parlamentare.  

“Sot kemi diskutuar për fillimin e një sezoni parlamentar shumë të rëndësishëm, është sezoni që na çon drejt zgjedhjeve të viti të ardhshëm, për çdo deputet ka detyra specifike, duhet rritur më shumë komunikimi, diskutimi më aktiv në kuvend e komisione, padiskutim edhe komunikimi mediatik”, tha Peleshi.

Ndërkohë, të gjithë deputetëve u është kërkuar nga Peleshi që të jenë të pranishëm në seancën e së enjtes ku do të votohet për mandatin e Olta Xhaçkës, ndërsa pritet edhe zhvillimi i një interpelance mes Bardhit dhe kryeministrit për skandalin me mbetjet toksike. 

Retreat i grupit të PS vjen pas zhvillimit të Asamblesë dhe zgjedhjes së anëtarëve të kryesisë, sekretariatit dhe drejtuesve politikë të qarqeve.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi: 10/09/2024 10:42

    Dini gjë kush merret me hallet e popullit ne kryeministri?

    Përgjigju
    • bobi: 10/09/2024 11:13

      Pse ka halle populli?

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës