Zgjedhjet, akuza për manipulime në federatën e atletikës! Stërmasi për Report TV: Kandidaturën time dhe të Luiza Gegës s'e pranuan

Zgjedhjet që do të mbahen më 4 dhjetor për krerët e federatës shqiptare të atletikës kanë sjellë përplasje dhe akuza të ashpra, pasi pretendohet se ka manipulime me anëtarët që duhet të votojnë. Për Report TV, Taulant Stërmasi, presidentit të cilit i përfundoi mandati, thotë se shkeljet e palës tjetër që kandidon, që përfaqësohen me Izmir Smajlajn, janë të hershme.

“Federata e atletikës ka 13 anëtarë dhe fatkeqësisht që nga 2010 nuk ka bërë asnjë ndryshim në gjykatë që as të shtojë apo të heq anëtarë. Kjo për arsyen se drejtuesit e mëparshëm e kanë parë të paarsyeshme, duke qenë se statuti i federatës nuk e lejon më shumë se dy mandate, ish-presidenti ka qenë të paktën 4 mandate. Kështu që nuk i ka dërguar në gjykatë që mos të zbulohet,”-u shpreh Taulant Stërmasi, president i FSHA.

Taulant Stërmasi, njëkohësisht trajner i Luiza Gegës, tregon sesi është proceduar deri më tani për zgjedhjet dhe si konkretisht po manipulohen ato.

“Nga një grup punë i zgjedhur nga ish-presidenti është vendosur që mos të marrin pjesë klubet, pra ato që bëjnë atletikën, duke formuar vetëm muajin e fundit 4 shoqata që nuk kanë asnjë lidhje me atletikën. Kanë vetëm emrin sepse nuk kanë paguar kuotat, nuk kanë asnjë atlet dhe nuk kanë garuar kurrë në federatë. Për më tepër sipas statutit, që të bëhesh anëtarë duhet të sjellësh shkresën në federatë, federata të bëjë anëtarë provizorë, pastaj të shkosh në asamble të përgjithshme ku të njohë si anëtarë, më pas ti drejtohesh gjykatës dhe ajo të shkruajë që je anëtar,”-tha ai.

Taulant Stërmasi sqaron se kandidatura e tij për president, por edhe e Luiza Gegës si anëtare kryesie është refuzuar nga ky grup pune, ndërsa shton se këto zgjedhje edhe nëse zhvillohen ligjërisht nuk mund të njihen.

“Izmirit kur i jepet mundësia me Gjergjin përjashtojnë Luizën. Pra në këtë nivel më duket jo e drejtë, e pandershme që njeriu të arrijë në këtë pikë se do të fitojë. Ndeshja është fair-play nëse ka kundërshtarë, jo nëse fitohet në tavolinë as duke mos u futur të luash,”-deklaroi ai.

Kandidati i vetëm deri më tani për të drejtuar federatën e atletikës është atleti Izmir Smajlaj, i cili sipas Taulant Stërmasit është i komanduar nga ish-presidenti Gjergj Ruli, i cili vetë s’mund të kandidojë edhe për shkak të dënimit nga federata ndërkombëtare e atletikës.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Per sport te paster: 27/11/2024 18:31

    Tyrp tju vije ja varni melcite ne qafe ujkut smajli cii duke qene i denuar bashke me tranierin e tij per mashtrim e fallsifikim rezultatesh per 5 vjete me radhe nga iaaf te kandidatoj per sekretar .ky eshte sporti ne shqiperi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë, Presidenti Begaj mirëpret fëmijët shqiptaro- amerikanë: Ruajnë dashurinë për vendin dhe traditat

Dita e Pavarësisë, Presidenti Begaj mirëpret fëmijët shqiptaro- amerikanë: Ruajnë dashurinë për vendin dhe traditat