TIRANE - Aleatët e Berishës po shfaqen gjithnjë e më shumë të shqetësuar në lidhje me koalicionin parazgjedhor për 23 qershorin dhe vendin që do të kenë në përbërje të aleancës së djathtë të drejtuar nga kryeministri aktual Berisha.
Ndërkohë kanë deklaruar se nuk kanë ndërmend të largohen nga aleanca e djathtë në qeverisje, krerët e PR, PLL, PBKD, PLD, PBKD dhe aleatë të tjerë, nuk e kanë fshehur shqetësimin dhe pakënaqësinë në lidhje me mungesën e tryezës së partive politike të djathta, tashmë kur kanë mbetur vetëm tre muaj që zgjedhjet e ardhshme të startojnë.
Mësohet se krerët e këtyre partive i kanë kërkuar Berishës në mënyrë urgjente që të mbledhë tryezën e partive të koalicionit për të vendosur për bashkëpunimin për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit të këtij viti.
Mësohet së një kërkesë e tillë është bërë në kushtet kur e majta po vijon me ecuri më të shpejtë në lidhje me koalicionet ku aleatët e PS tashmë janë duke i dhënë dorën e fundit materialit me kërkesat sipas specifikave të çdo partie, që do t’i dërgohet Ramës në mënyrë që të vendosen dhe elementët bazë për nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe bashkëpunuese me detyrimet e përfitimet për secilën parti aleate nga koalicioni.
Pikërisht mbi këtë bazë krerët e partive aleate i kanë kërkuar Berishës thirrjen urgjent të tryezës së koalicionit për të diskutuar dhe për të vendosur për koalicionin e ardhshëm zgjedhor.
Njëherësh burime brenda PD saktësojnë se gjithë shqetësimi i aleatëve të Berishës konkludon në një qëndrim: atë të përfshirjes së krerëve të partive të vogla të djathta në listat prioritare të PD si kandidatë për deputetë, në mënyrë që të kenë një vend të sigurtë në Kuvend.
Me sa duket gjithë shqetësimi ka ardhur për shkak të premtimit të Berishës ndaj kreut të PDK Nard Ndoka për të qënë në listën prioritare të PD në qarkun e Shkodrës ose në Tiranë. Njëherësh republikanët kanë nënvizuar më se një herë se do dalin me listën e tyre të kandidatëve dhe se kanë mbështetje për dy apo më shumë deputetë. Të njejtin qëndrim kanë deklaruar dhe legalistët, teksa kanë deklaruar daljen me listë më vete brenda kaolicionit.
Ekrem Spahia
Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia është shprehur si do të dalë me një listë më vete kandidatësh për deputetë më 23 qershor, brenda koalicionit me PD.
Fatmir Mediu
Kryetar republikan Fatmir Mediu ka nënvizuar në vijimësi se ka peshë elektorale për të marrë më shumë se sa dy deputetë më 23 qershor, gjë që e vertetoi në zgjedhjet 2009.
Adriatik Alimadhi
Kryetar i Partisë së Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi është shprehur disa herë se duhet që të mblidhet tryeza e partive të djathta. Ai kërkon rregulla të qarta në koalicion.
Arjan Starova
Kryetari i Partisë Liberaldemokrate Arjan Starova, parti jashtë Kuvendit kjo, është në kërkim të rrugës më të mundshme për të garantuar marrjen e një deputeti, ndaj pret tryezën.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.03.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com