Jo rastësisht ishin të ftuar në studion e "Tete a Tete” gazetarët e njohur të ekonomisë si Fatos Cocoli, Elton Metaj dhe Basir Collaku, pasi gara për bashkinë e Fierit, është një ndër garat më të vështira dhe më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.
E rëndësishme në emision, përpos të tjerave , ishte dhe fakti që kandidati Alibeaj u tregua i gatshëm për një debat publik me kundërshtarin e tij Armando Subashi ne studion e “Tete a Tete”. Moderatori Nura i bëri ftesë nga ekrani i A1 Report zotit Subashi për t’u përballur me programin e tij dhe me kundërshtarin Alibeaj në studio.
Pjesë nga emisioni “Tete a Tete”
Artur Nura: Gara është politike dhe po lexohet qartë, por doja të dija dicka tjetër, si unë dhe shumë të tjerë ua dimë karrierën tuaj publike z. Alibeaj. Ju keni përfaqësuar shoqërinë civile, u bëtë politikan, ministër, më pas patët një tërheqje për disa kohë... Tashmë jeni rikthyer për një sfidë shumë të vështirë për PD dhe juve personalisht... Apo jo ?
Enkelejd Alibeaj: Nuk është një lloj sfide me karakteristikat e një eposi heroik, pasi nuk është e tillë. Fieri është një sipërfaqe e ngjyrosur shumë politikisht. Duhet të gjej gjuhën e komunikimit me gjithë këtë komunitet, me gjithë këtë trajektore, do duhet ta trajtoj me delikatesën e munguar deri tani. Kjo sfidë, kjo garë ka potenciale të forta e djathta. Origjina ime është nga Mallakastra e Fierit, dhe kjo është një nga motivet personale, sic kam edhe nga ato motive jo-personale, për të cilat unë nuk mund t’I thoja jo kësaj sprove. Dua të provoj gjithashtu një ballafaqim me këta banorë.
Artur Nura: Vazhdoni të jeni entuziast? Keni pasur sfida nga qytetarët që kanë patur ankesa nga ndaj PD?
Enklejd Alibeaj: Dozat e entuziazmit janë ende. Sigurisht, një lloj zemërate ndaj qeverisjes aktuale ka, por edhe nga PD ankesat kanë gjurmë të freskëta, nuk mund ta mohoj. Por ajo që unë dua është që të mos ketë zgjedhje prej mllefi, port ë bëjnë zgjedhjen e duhur. Këtë dua nga qytetarët. Nura si moderator i emisionit, iu drejtua gazetarëve të ftuar në studio, duke i pyetur se çfarë ata gjykonin për përzgjedhjen e z. Alibeaj si kandidat i PD për Fierin?
Basir Çollaku: PD, me zgjedhjen e Alibeajt është kthyer në identitet. Në gjykimin tim së paku, shpresoj dhe besoj, sepse ne e kemi të domosdoshme për politikanë të cilët dinë të thonë ‘jo’ . Në rastet e caktuara ku dobia e kësaj të thëne ‘jo’ shkon te qytetarët, të cilën e kanë nënshkruar këtë marrëveshje besimi politikan-qytetar. Kjo është një sfidë e PD-së që diti të bëjë zgjedhjen e duhur.
Fatos Cocoli: Personalisht jam ndjerë mirë për këtë përzgjedhje. Fieri e meriton të ketë kandidature të denja. Kandidatura që kemi përballë është njeri me integritet është një lloj kapitali një garanci më vete, por nuk është e mjaftueshme. Të jesh përfaqësues i një pushteti të rëndësishëm vendor, ngërthen një potencial politik të jashtëzakonshëm të vendit. Kështu që kandidati përballë duhet të ketë një plan të qartë që t’i organizojë sa më mirë qytetarët për një Fier më të prosperuar.
Elton Metaj: Unë gjykoj që ka tre element që janë kundër zotit Alibeaj. I pari është historiku i Fierit si bastioni i PS, është testimi i fundit zgjedhor 2013 që është sigurisht në favor të së majtës, është edhe ndarja territoriale që krijon një bashki të re, është një bashkim me shtatë komuna, ku vetëm njëra është e PD-së. Këto elementë krijojnë një garë të pamundur. Basha me emra të tilla ndoshta po kërkon të formatojë Partinë Demokratike. Por në rast se kandidatura do të punojë dhe do të zbatojë programe të qarta, atëherë kjo zgjedhje është bërë për Fierin. Por në rast se tregohet e kundërta, atëherë do të marrim anën tjetër që të dyja palët po punojnë për të formatuar PD-në.
Artur Nura: Alibeaj, ndërhyrja e Metaj me duket e sakte dhe shume fine. Ju pra keni hyrë në garë për Fierin, apo për PD-në...?
Enkelejd Alibeaj: Kam hyrë në garë për PD dhe sigurisht për të fituar Fierin, pasi janë dy komponentë që nuk mund të ndahen. Ka pasur nga e djathta një lloj miti që në Fier është e vështire dhe kjo ka bërë një lloj stepie për ta tentuar seriozisht nje garë dinjitoze. Ndërsa e majta ka pasur të kundërtën pasi ka pasur gjithmonë një mbështetje të madhe, ama rezultati është zero.
Elton Metaj: Që të administrosh apo të bëhesh gati që të marrësh në dorë fatin e 200 mijë njerëzve, duhet të paraqitësh një plan të qartë për të paktën 4 vjet. Në këtë pjesë jeni disi në disavantazh krahasuar me qeverinë. Si mendoni ju se do ta mbushni këtë hapësirë?
Enkelejd Alibeaj: Sot ky është realiteti, në fakt e ka një gjë të mirë, dimensionet e mëdha të një territori, të çdo lloj bashkie aq më tepër të Fierit, kanë mundësi për të funksionuar në mënyrë autonome. Nga sot e deri 21 qershor besoj se kapaciteti i ekpsertizes të atyre fushave, që ka me bollëk qoftë të naftës, bujqësisë, industrisë, janë duke ravijizuar qartësisht projekte të realizueshme per programin tim dhe te Pd per Fierin.
Artur Nura: Ju keni ndërtuar grupin tuaj të ekspertizës? Dmth kabinetin tuaj qeverisës ne Fier?
Enkelejd Alibeaj: Kabineti Është strukturuar në jo më pak se sa 17 grupe, të cilat janë duke punuar secila për fokuset që do të bëjnë pjesë në programin tim, si bujqësia, urbanistika, nafta e shumë të tjera. Tej këtyre fushave, problem më I madh është mënyra se si do të menaxhohet.
Fatos Cocoli: Nëse do të zgjidhesh, do të hysh me projekte reale apo do të hysh me 80-100 faqe shkrimi dhe me një vizion në kokë? Pra, nësë do të hysh duhe te hysh me letra të rregullta. Ky është njeri që po i hyn detit me këmbë dhe një mision të pamundur.
Enkelejd Alibeaj: Është më se normale të këtë pikëpyetje të mëdha. Sensibiliteti është I drejtë, ajo që duhet të ndryshoj është leksiku I përdorur, mendoj se nuk duhet të përdoret pushteti vendor, duhet te ndodhë edhe ri-dimensionimi i të bërit politikë ne dimension local dhe administrim sa me pranë qytetarit.
Artur Nura: Cili është vizioni juaj? Si do ta bëni Fierin më prosperues?
Enkelejd Alibeaj: Ka vetëm një mënyrë sesi mund të tregosh se si do të jete modeli I ri qeverisës. Është qasja e pushtetit, qasja e motorit më të fuqishëm administrues të bashkisë, se të administrosh një komunitet, ai menaxhohet nëpërmjet dimensioneve të mëdha. Partneriteti publik privat është zgjidhja e vetme ne filozofinë time si baze.
Elton Metaj: Në momentin që keni pranuar t’i thoni Po, zotit Basha për të kandiduar për Bashkinë e Fierit, cfarë elementi të menaxhimit të pushtetit apo të qeverisjes nuk do te donit të zbatonit në Bashkinë e Fierit?
Enkelejd Alibeaj: Unë nuk kam patur vetëm një moment reflektimi, por shumë sepse nuk mjafton të jesh thjesht I pastër, duhet edhe të shohësh formacionin politik qe te ndjekësh, se sa të mbështet dhe te mire organizohesh. Kam parë dhe kam analizuar edhe historinë e mbylljes të PS-së së dikurshme. Por që duket se është zgjidhja e vetme që PD-ja të rikthehet. Pranova të kandidoj edhe sepse nuk munda t’i lija në baltë njerëzit e tjerë, njerëzit I qytetit tim.
Artur Nura: Gara, jo vetëm në Bashkinë e Fierit, por ë të gjitha bashkitë, duhet të jetë një garë programore qe per fat te keq jo gjithmone ndodh, per te mos thëne te kundërtën. Përballja me z. Subashi, do te jete programore, apo do të kemi edhe dimensionin e njohur personal?
Enkelejd Alibeaj: Absolutisht jo. Sdo të ketë përballje personale. Politika duhet të mbushet me pak moral. Më duhet të theksoj se unë nuk e kam garën me z. Subashi apo z. Caci, por e kam me publikun Fierak, me mosbesimin e tyre. Kam idenë se nuk mund ta blejmë dot votën e tyre duke I mëshuar zemëratës së tyre. Njerëzit kërkojnë ide të qarta.Kjo është filozofia ime.
Artur Nura: Do të pranonit një përballje, një debat publik me z. Subashi ?
Enkelejd Alibeaj: Sigurisht që po dhe me kënaqësi te plote.
Moderatori Nura në këtë moment, I drejtohet Subashit nëpërmjet ekranit dhe e I bën një ftesë të drejtpërdrejtë. Sigurisht edhe nëse zotit Caci i njihet kandidatura, edhe atij i bëhet një ftesë.
Fatos Cocoli: Si mendoni ta mbroni naftën fierake?
Enkelejd Alibeaj: Duhet krijuar një marrëdhënie e sinqertë me biznesin që edhe e mira ekonomike të ndodhë me publikun. Do të jetë një marrëdhënie me tre faktorë, ku do të duhet të ruhet interes i faktorit kryesor, i qeverisjes qëndrore me publikun.
Artur Nura: Per ta mbyllur me TAP-in z. Alibeaj keni krijuar kontakte?
Enkelejd Alibeaj: Fatkeqësisht marrëdhënia ime e parë me TAP-in nuk është aq e gëzueshme. Pasi ndodhi ajo që një komunitet i tërë u trokit në derë për t’ju dhënë para për tokat që zotëronin. Përpos gëzimit, atyre u lindi pyetja “pse askush nuk na kane thënë se ku ishin këto prona” . TAP-i është një fat i madh që kalon në Berat dhe Fier. Duhet pare mundësitë që jep dhe ofron, por në çdo rast, do te jetë një fat I madh.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)