Zgjedhjet,ambasadori shqiptar në
Francë:Le Pen e Macron favoritë

Zgjedhjet,ambasadori shqiptar në<br />Francë:Le Pen e Macron favoritë
Rreth 47 milionë francezë i janë drejtuar sot kutive të votimit në raundin e parë për të zgjedhur pasardhësin e Presidentit François Hollande.
 
Ambasadori shqiptar në Paris, Dritan Tola, tha gjatë një lidhje telefonike për Report Tv se nga 11 kandidatë në garën presidenciale, vetëm dy prej tyre janë më të favorizuarit, Marine Le Pen e ekstremit të djathtë dhe Emmanuel Macron i të majtës socialiste.
 
Pavarësisht kësaj, Tola tha se pritet një garë e ngushtë, pasi sipas sondazheve 5 nga kandidatët janë shumë pranë njëri-tjetrit, ndërsa vihet re edhe një pavendosmëri e theksuar e votuesve.
 
"Në garë janë 11 kandidatë për t'u zgjedhur President i Francës. Marine Le Pen dhe Emmanuel Macron janë më të favorizuarit për raundin e parë presidencial. 4 janë favoritët kryesorë sipas sondazheve janë shumë afër me njëri-tjetrin deri një ditë më parë. Parashikohet një garë e vështirë dhe nuk mund të parashikohet se cilët do të jenë dy kandidatët që do të shkojnë në raundin e dytë. Kjo nisur dhe nga fakti se shumë qytetarë janë të pasigurt se për këtë do të votojnë. Fituesi i këtyre zgjedhjeve do të ketë shumë rëndësi jo vetëm në Francën, por edhe për vetë Bashkimin Europian. Një fitore e ekstremit të djathtë do të ishte një rrezik edhe për vetë BE-në".

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rrahja për vdekje e Egli Progës, e motra: Lënia e lirë e 3 të arrestuarve është vrasje, gjykata bëri padrejtësi

Rrahja për vdekje e Egli Progës, e motra: Lënia e lirë e 3 të arrestuarve është vrasje, gjykata bëri padrejtësi