Ish Sekretari i Shtetit Amerikan, Joe Biden, do të jetë zyrtarisht kandidat për President në zgjedhjet që do të mbahen në SHBA në vitin 2020. Ka qenë vetë Biden që ka njoftuar futjen e tij në garë përmes një video të postuar në Twitter.
Biden thotë se është futur në garën Presidenciale duke deklaruar se “jemi në betejë për shpirtin e këtij kombi”. “Nëse iu japim Donald Trumpit tetë vjet në Shtëpinë e Bardhë, ai do të ndryshojë përgjithmonë dhe rrënjësisht karakterin e këtij kombi. Nuk mund të rri e të shohë se çfarë po ndodhë”, tha ai.
Biden do të ketë përballë edhe 19 kandidatë të tjerë nga Partia Demokratike, ndërsa emra të tjerë më pak të njohur mund t’i bashkohen garës. Tashmë 76 vjeçar, Joe Biden shihet si një ndër emrat kryesorë bashkë me senatorin nga Vermonti, Bernie Sanders, për të qenë përballë Presidentit aktual Donald Trump në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Biden ka përvojë ndërkombëtare dhe legjislative të pashoqe dhe është ndër fytyrat më të njohura në politikën e Shteteve të Bashkuara.
Joe Biden dhe Bernie Sanders dy figurat embleme te partise demkratike amerikane . Vecoj Buden dhe uroj te jete presidenti i ardhshem i USA dhe aresyeja eshte e thjesht lider i sprovuar dhe simbol i ndershmerise politike . Very suces mister Biden
Përgjigju