Zgjedhjet, Balla: Për votimin 
elektronik duhen 2 vjet përgatitje

Zgjedhjet, Balla: Për votimin <br />elektronik duhen 2 vjet përgatitje
Kryetari i komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore, Taulant Balla, tha se për futjen e teknologjisë në zgjedhje duhen 2 vite përgatitje.  
 
Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se projekti kërkon kohën e nevojshme për tenderimin ndërkombëtar, konfigurimin e rrjetit dhe testimin e teknologjisë.
 
"Duhen 6 deri në 8 muaj për tenderin ndërkombëtar të investimi 60 milionë euro. Irlanda ka bërë një investim të tillë dhe në testin e parë investimi dështoi dhe duhen edhe 27 milionë euro të tjera. Duhen edhe 6 deri në 9 muaj të tjerë për të bërë konfigurimin teknik. Shkuam 1 vit e gjysmë.
 
Duhen edhe të paktën 3 muaj për një test kombëtar për shtrirjen e teknologjisë në të gjithë territorin.
 
Pra, Bylykbashi i 2012-ës s'e paska pasur gabim që duhen 2 vjet. Ne s'kemi qenë kundër por e kemi besuar OSBE-në si organizata më prestigjioze e Europës që certifikon zgjedhjet",
 u shpreh Balla.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?