Zgjedhjet, banorët e Tudan në
Elbasan kushte që të japin votën

Zgjedhjet, banorët e Tudan në<br />Elbasan kushte që të japin votën
ELBASAN-Banorët e fshatit Tudan në njësinë administrative Tregan të bashkisë Elbasan kanë vendosur të mos marrin pjesë në votimet e 18 qershorit.

Nëpërmjet një peticioni, të cilin ia kanë dërguar disa institucioneve njëkohësisht edhe Report TV, 130 votues nga ky fshat me numrin e kartës së identitetit, nuk do të pranojnë asnjë kutinë në qendrën e votimit.

Shkak për këtë është braktisja nga pushteti lokal dhe qendror. Ata kanë dërguar pa fund kërkesa, por kanë marrë vetëm premtime dhe asgjë konkrete.

Kushtet që kanë vënë për të marrë pjesë në votime janë: Ndërtimi i urës që i lidh me fshatin Kryezjarr, zgjidhja përfundimtare e furnizimit me ujë të pijshëm, pasi fshati Tudan furnizohen një herë në javë me ujë të pijshëm.

Banorët detyrohen të mbushin uji në një përrua me kafshë dhe mjete të tjera. Njëkohësisht kërkojnë edhe ndërtimin e 3 km rrugë e cila është tërësisht e rrënuar ndërkohë që fëmijët e tyre në kohë më shij e kanë të pamundur që të shkojnë në shkollë.
 
Ne s’kemi as ujë as rrugë, vijnë çdo lloj partie këtu, bëjnë premtime dhe asgjë në fund. Kemi vendosur të mos marrim pjesë në votime”, u shpreh një nga barorët.
 
Ne vuajmë për ujin e pijshëm sidomos në muajt korrik-gusht që është piku, këtu nuk ka ujë. Uji këtu vjen vetëm për fushatë elektorale. 5 ditë pas fushatës këtu nuk ka ujë pasi sa mbarojnë votimet këtu nuk ka ujë. Problem është edhe ura atje poshtë, u premtua që do bëhet dhe ka që në vitin 1991 që njerëzit e kërkojnë këtë urë dhe Elbasani është vetëm 11 kilometra nga këtu ndërsa këtej nga ana tjetër është Jonallixha dhe është 20 kilometër nga këtu dhe një njeri të sëmurë ne paguajmë 20 mijë lekë një makinë”, tha një tjetër banor.
 
Jam 35 vjeç dhe mbaj mend që nga 10 vjeç që kërkonin gjithë baballarët e fëmijëve këtu që dilnin e kërkonin rrugë, ujë dhe drita. Ata vijnë na premtojnë për çdo gjë, marrin votat dhe nuk duan ta dinë fare për këtë fshat”, u shpreh një tjetër banor i fshatit.
 
Për të shkuar në shkollë unë eci një orë apo një orë e gjysmë”, tha një fëmijë i fshatit.
 
Banorët nuk lëshojnë pe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit. Sipas tyre kush do të investojë konkretisht para zgjedhjeve do të marrë votat, në të kundërtën asnjë nuk do të shkojë për të votuar sepse prej 25 vjetësh vetëm me premtime kanë mbetur.

Kushtet e banorëve që të japin votën
 
- Ndërtimi i urës që i lidh me fshatin Kryezjarr
- Zgjidhja e furnizimit me ujë të pijshëm
- Ndërtimi i 3 km rrugë

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Halit Valteri: SPAK ka kërkuar masë arresti për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, pritet vendimi

Halit Valteri: SPAK ka kërkuar masë arresti për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, pritet vendimi