Zgjedhjet, Basha: Në 1 vit qeverisje
e Rames, jetesa perkeqesohet

Zgjedhjet, Basha: Në 1 vit qeverisje<br />e Rames, jetesa perkeqesohet
Kryetari i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha ka kritikuar vitin e parë të qeverisë Rama duke u shprehur se të gjithë treguesit kanë njohur rënie, në veçanti punësimi dhe rendi. Për Bashën ky është një sinjal që vota e zgjedhësve të PD të prodhojë ekipet më të mira drejtuese, në mënyrë që e djathta të jetë gati për betejën e ardhshme të zgjedhjeve vendore. Lideri I opozitës foli gjatë vizitës së tij në zgjedhjet e PD në Gjirokstër e Delvinë.

Nga zgjedhjet e PD së Gjirokastrës dhe Delvinës Lulzim Basha është shprehur se krahasuar me një vit më parë, jetesa e shqiptarëve është përkeqësuar. Sipas Bashës papunësia është rritur ndërsa rendi është në gjëndje alarmante.
Lideri opozitës ka kërkuar nga qytetarët që përmes votës së tyre të zgjedhin ekipin më të mirë drejtues, që do ti cojë ata drejt fitores.

Gjirokastra dhe Delvina ishin stacioni i rradhës i Kryetari të PD-së, i cili ka vizituar çdo proces zgjedhor, teksa pritet tashmë që zgjedhjet të nisin dhe në Tiranë.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë