Zgjedhjet,Basha prezanton kandidatin
në Kolonjë: Qëndresë përballë krimit

Zgjedhjet,Basha prezanton kandidatin<br />në Kolonjë: Qëndresë përballë krimit
Koalicioni i djathtë ka prezantuar kandidatin për kryetar bashkie në Kolonjë.  Dritan Hajro është emri i kandidatit të opozitës, i propozuar nga Partia Agrare  Ambientaliste dhe i mbështetur nga Partia Demokratike.
 
Partia Socialiste pritet që të zyrtarizojë mjekun Ilia Stefo, si kandidat për bashkinë Kolonjë, i cili do të jetë përballë kandidatit të opozitës Dritan Hajro. 

Në prezantimin e Hajros, Lulzim Basha ka deklaruar se ai vjen nga një background i majtë, por ndan me ne demokratët, domosdoshmërinë e përballjes me të keqen që kemi përballë.
 
"Kandidati i propozuar nga PAA dhe i miratuar nga kryesia e degës së Ersekë është Dritan Hajro.
 
Ai vjen nga një background i majtë, por ndan me ne demokratët, ndan me të djathtën shqiptare, me koalicionin tonë opozitar domosdoshmërinë e përballjes me të keqen që kemi përballë.
 
Domosdoshmëri e qëndresës, refuzimit dhe përballjes me Edi Ramën, me krimin, me drogën, me korrupsionin.
 
Dhe është njësoj si dhjetëra, qindra, mijëra shqiptarë me prejardhje politike të majtë i rreshtuar pa asnjë hezitim në një aleancë të madhe që po zmadhohet dita –ditës dhe që ka për qëllim bashkimin e fuqive të gjithë shqiptarëve të ndershëm, të djathtë, të qendrës dhe të majtë që kanë marrë një zotim para qytetarëve shqiptarë dhe një zotim para historisë në këtë moment delikat për Shqipërinë dhe për shqiptarët.
 
Për të mos ia lënë Shqipërinë në dorë krimit, për të mos ia lënë Shqipërinë në dorë drogë, për të mos ia lënë Shqipërinë në dorë një bande të korruptuarish që buxhetin e shtetit e shohin si pronën e tyre.
 
Këtu nga Kolonja të ndërtojmë së bashku një model, modelin e bashkimit qytetar, modelin e aleancës qytetare me të gjithë faktorët për t’ia kundërvënë koalicionit të krimi
t" tha Basha.
 
Kreu i opozitës në vijim u shpreh se duke parë situatën e rëndë ekonomike që po kalojnë qytetarët e Kolonjës, pavarësisht nëse janë të majtë apo të djathtë, jam i bindur se bashkë me qytetarët, pa dallim bindjesh politike do të mund ta ndryshojmë këtë realitet.
 
"Këto janë zgjedhje administrative, nuk janë zgjedhje politike. Unë do të jem kryetari i bashkisë për të gjithë qytetarët e Kolonjës pa dallim bindjeve politike.
 
Do të jemi bashkë me qytetarët për të zgjidhur hallet dhe problemet e tyre
", u shpreh kandidati Hajro.
 
Ndërsa kreu i PAA, Duka tha se koalicionit opozitar, po i bashkohen shumë socialistë pasi sot në qeverisje nuk janë socialistët por vetëm një grusht njerëzish të lidhur me Edi Ramën.
 
"Të jemi bashkohemi bashkë demokratët, anëtarë dhe simpatizantë të PAA-së, qoftë edhe njerëzit e majtë të cilët ndihen të diskriminuar nga qeveria e rilindje.
 
Se ka edhe një gjë nuk është më e majta e majtë, por është rilindja e Edi Ramës
", deklaroi kryetari i PAA Agron Duka.
 

Zgjedhjet do të mbahen më 20 nëntor të këtij viti. Kjo datë u dekretua nga Presidenti Nishani.
 
Zgjedhjet në Bashkinë Kolonjë do të mbahen për shkak të humbjes së parakohshme të jetës se ish-kryebashkiakut Arben Malo.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë