"Qeveria ka kërkuar ryshfet 40 milion euro bankës kineze për ndërtimin e  rrugës së Arbrit". Kjo sipas kryetarit të PD, Basha është e vërteta e mos përfundimin e Rrugës së Arbrit  të cilën kryeministri nuk ua thotë shqiptarëve.

‘E gjetën gati projektin për rrugën dhe tani që po u vjen fundi nuk kanë guxim që t’u thonë të vërtetën dibranëve. E gjithë bota e ka marrë vesh se u prish me bankën kineze se kërkuan ryshfet 40 milionë Euro. Prandaj nuk u ndërtua tuneli, kjo është mundësi për ti treguar qeverisë me votë se dibranët në emër të të gjithë shqiptarëve i thonë jo kësaj politike të mashtrimit” tha Basha. 

Këto deklarata u bënë gjatë takimit me banorë të disa zonave në Dibër, ndërsa kandidati i djathtë Sherefedin Shehu  tha se bashkia  do të ndërmjetësojë shitjen e produkteve bujqësorë të dibranëve 
 
“Bashkia do të bëhet ndërmjetëse ndërmjet fermerëve, tregtarëve dhe përpunuesve të produkteve bujqësore, do të bëjë atë të quhet marketingu. Do të fillojë përmirësimi dhe zgjidhja e problemit të ujit të pijshëm” tha kandidati i PD. 

Zgjedhjet në bashkinë e Dibrës do të zhvillohen në 11 shtator, ku Sherefedin Shehu do të kandidojë përballë Muharrem Ramës nga aleanca e majtë.


d.b/shqiptarja.com