Zgjedhjet bashkiake në Moskë, Partia e Putinit humbet dy të tretat e vendeve

Zgjedhjet bashkiake në Moskë, Partia e Putinit humbet dy të tretat e vendeve

Sipas ‘Ria Novosti’, ‘Rusia e Bashkuar’ e presidentit Vladimir Putin, ende mban shumicën në parlamentin e qytetit, me 26 nga 45 deputetë.

Votimi në kryeqytetin rus vjen pas javëve të protestave të ashpër në rrugë pasi dhjetëra kandidatë të opozitës u përjashtuan nga votimi, protesta që çuan në qindra arrestime.

Grupet disidente të rreshtuar rreth Alexej Navalny, kishin bërë thirrje për një "zgjedhje inteligjente", në të cilën qytetarëve u ishte kërkuar të shkonin të gjithë për të votuar, dhe të mos votonin partinë e Kremlinit.

Në fakt, tre kandidatë nga partia opozitare e qendrës ‘Jabloko’, arritën të afirmoheshin në parlamentin moskovit. Një vend siguroi edhe opozitari Sergei Mitrokhin, i cili e arriti përmes gjykatës.

Deputetë te tjerë vijnë nga Partia Komuniste dhe formacione të tjera më afër Kremlinit.

Sondazhet kishin parashikuar rënie të konsiderueshme për ‘Rusinë e Bashkuar’, e cila, për shembull, në Khabarovsk, kryeqyteti i rrethit lindor federal rus, mori vetëm 12.51% të votave, duke u vendosur në vendin e dytë pas partisë ultra-nacionale Liberal Demokratike dhe pas komunistëve.

Në zgjedhjet komunale në Moskë, u thirrën për të votuar 56 milion votues por pjesëmarrja mbeti gjithsesi shumë e ulët, 21.63%.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja