Zgjedhjet/ Bashkim Fino: PS të tërheqë listat nga KQZ, duhen komisionerë jo politikë

Zgjedhjet/ Bashkim Fino: PS të tërheqë listat nga KQZ,  duhen komisionerë jo politikë

Deputeti i partisë Socialiste, Bashkim Fino i ka bërë thirrje partisë së tij që të tërheqë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, listat e komisionerëve në KQZ<mpër procesin zgjedhor të 30 qershorit 2019. Ai tha se administrata duhet të jetë e përbërë nga individë të lirë, siç është propozuar në Kodin e Ri Zgjedhor, dhe të nisë të zbatohet që në zgjedhjet lokale 2019. PD-ja dhe LSI-së nuk dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat me emra të komisionerëve për në qendrat e votimi.

"Ne jemi koshient që ndryshimet dhe perspektiva e proceseve zgjedhore po shkojnë drejt krijimit të administratës zgjedhore jopartiake, profesionale, të përgjegjshme dhe të barazlarguar nga palët politike. Ndaj nëse KQZ arrin të plotësojë numrin e domosdoshëm me komisionerë, unë do i propozoj Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, që të tërheqë listat për komisioner të dorëzuara në KQZ.

Sot ashtu si neser, por sot më shumë se kurrë administrata zgjedhore, mund dhe duhet të jetë e përbërë e gjitha nga individë të lirë, të përgjegjshëm dhe të barazlarguar edhe nga PS. Ky do ish një sinjal i pastër për partitë e spektrit opozitar që ne e kemi seriozisht. Qe ata nuk mund te na terheqin zvarre ne rrugen e tyre te braktisjes se sistemit. Duhet të jetë e qartë që sulmi i tyre nuk bëhet ndaj nesh, por ndaj sistemit. Ndaj ne SOT duhet të mbrojmë sistemin. Të dashur kolegë, të Partisë Socialiste dhe deputetë të rinj të mandatuar rishtazi! Administrata zgjedhore sot duhet të bëhet sfida e shqiptarëve për Shqipërinë", tha Fino.


Lajmi kryesor:

Rama: Nëse KE do reformën zgjedhore para vendimit për negociatat, e miratojmë pa PD-në...sipas OSBE-ODIHR


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror