Zgjedhjet/ Begaj pret raportuesin për Shqipërinë në PE: 11 maji, kyç! E rëndësishme të përmbushë standardet e BE-së

Zgjedhjet/ Begaj pret raportuesin për Shqipërinë në PE: 11 maji, kyç! E rëndësishme të përmbushë standardet e BE-së

Andreas Schieder dhe Bajram Begaj

Në një takim me Andreas Schieder, raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Presidenti Bajram Begaj veçoi vokacionin e shqiptarëve në rajon për integrimin në familjen evropiane teksa falënderoi PE për mbështetjen ndaj Shqipërinë në këtë proces.

Begaj i tha eurodeputetit në zgjedhjet e 11 maj në Shqipërinë janë një test i rëndësishëm pasi qëllimi është që vendi të përmbushë plotësisht standardet e Bashkimit Evropian për zgjedhje të drejta, të lira e të ndershme.

“Më shumë se rezultati, për ne ka rëndësi procesi, standardet e zgjedhjeve demokratike. Këto zgjedhje vijnë me një risi, siç është ajo e votës së Diasporës, që duhet përshëndetur. Unë i jam drejtuar klasës politike t’i japë fund fenomeneve shqetësuese të zgjedhjeve të mëparshme, siç janë përdorimi i fondeve publike për arsye elektorale, mungesa e besimit mes partive politike, si dhe t’i jepet fund zvarritjes në nxjerrjen e rezultatit, që të mund të kemi një proces të  gjithëpranuar dhe dita e nxjerrjes së rezultatit të jetë një ditë e bukur për Shqipërinë, ku fituesi të festojë me modesti dhe humbësi të respektojë rezultatin”, - nënvizoi gjatë bisedës Kreu i Shtetit.

Presidenti i Republikës shprehu besimin se monitorimi i procesit nga Parlamenti Evropian dhe vëzhguesit e tjerë kombëtarë e ndërkombëtare do të ndikonin në arritjen e standardeve të kërkuara.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rruga e Dibres: 29/01/2025 14:59

    Presidenca (Protokolli) te "kursehet" ne publikimin e fotove ........ "Raportuesi" asnje respekt "formal" per Zyren e Presidentit !? Sikur eshte ne nje takim ordiner (pa kravate) ..... Publikimi fotos,pajtueshmeri me kete mungese respekti ! Rruga e Dibres

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 15 Shkurt, 08:36

    Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?



×

Lajmi i fundit

Berisha kërkon votat për Avokatin e Popullit, Peleshi: S’ka pasur diskutime! Hiqet nga rendi i ditës

Berisha kërkon votat për Avokatin e Popullit, Peleshi: S’ka pasur diskutime! Hiqet nga rendi i ditës