TIRANE - Kryeministri i vendit, Sali Berisha dhe njëherësh kreu i Partisë Demokratike ka mbledhur sot kryetarët e Grupeve të Punës për Qarqet, kryetarët e Grup - Seksioneve të Tiranës dhe deputetë të Tiranës në selinë e Partisë Demokratike.
Mbledhja u zhvillua përreth 1 orë e gjysmë me dyer të mbyllura, ndërsa pas përfundimit të saj nëpërmjet një deklarate të shkurtër për mediat, shefi i ekzekutivit tha se vjen drejt zgjedhjeve të 23 Qershorit me të njëjtin program që u përdor nga Lulzim Basha në fitoren e Bashkisë së Tiranës në vitin 2011.
“Ishte e tëra, aspekt teknik organizimi. Kryekëput për Tiranën dhe për të gjitha degët e tjera. Natyrisht në epiqendër ishte programi i përdorur për fitoren e Tiranës në vitin 2011. Programi që përmbysi murin e Bashkisë dhe që do të shembë dhe numrin e bllokimit”, deklaroi Kryeministri pas zhvillimit të takimit me dyer të mbyllura.
Ky është takimi i dytë që vjen pas atij të 11 janarit kur shefi i ekzekutivit mblodhi kryesinë ku edhe u vendos slogani i fushatës elektorale “Ne jemi ndryshimi - Përpara”.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com