Zgjedhjet brenda partisë, Harxhi: Po fitoi Basha, PD kthehet në organizatë, shumë e vështirë për ta ringritur! Të mos futet në Kuvend nëse s'pranon 25 prillin, por të udhëheqë protestën

Nëse Lulzim Basha fiton zgjedhjet brenda partisë më 13 qershor, sipas kandidates Edith Harxhi, Partia Demokratike do të kthehet në një organizatë joqeveritare (NGO-një grup jofitimprurës që funksionon i pavarur nga çdo qeveri). Me Bashën në kryes sipas Harxhit, do të jetë shumë e vështirë për t'u ringritur PD. Kjo pasi sipas saj Basha nuk ka prespektivë të qartë se si do ta mundë qeverinë aktuale. Për të mundur mazhorancën sipas Harxhit duhet një projekt i ri që do drejtojë fundin e tranzicionit në PD dhe Shqipëri dhe këtë premton ta bëjë ajo.

"Kam frikë që PD do humbasë shumë për vetë faktin se ka humbur tashmë në këto 8 vjet. Në keto vite ne jemi jashtë pushtetit qendror dhe vendor. Unë mendoj që nëse ne do të vazhdojmë me të njëjtën rrugë pa një prespektivë të qartë se si do ta mundim qeverinë aktuale, dhe se si është projekti ynë i ardhëm një projekt i ri që do drejtojë  fundin e tranzicionit në PD dhe Shqipëri, këto smund të bëhen me Bashën dhe kam frikë se PD do të përfundojë shumë rëndë, ndoshta në një OJF. Që do të thotë se do të jetë shumë e vështirë më vonë për ta ringritur partinë.

Ndalur te mospranimi i rezultatit të 25 prillit nga Basha, Harxhi tha se nëse ai nuk e pranon humbjen të mos futet në Kuvend por të udhëheqë një protestë paqësore.

"Basha e quan procesin të manipuluar, jo procesin vetë por para zgjedhjeve sepse dita e zgjedhjeve ka qenë normale, nuk ka pasur ankimin nga ana e komisionerëve të PD. Gjithccka ka dalë ditën e ditë, pasi ditën e parë kishte thënë se votat janë të kuti, por ditën e dytë tha se nuk i njohim zgjedhjet. Faktikisht Basha thotë se nuk u njeh zgjedhjet por do të hyjë në parlament, nëse ne si njohim zgjedhjet të mos hyjmë në parlament por duhet ti prijë një proteste paqësore, për të rrëzuar ramën", shtoi ajo.

Teksa u pyet nëse do mundet t'i kthejë në PD vlerat e 90, Harxhi u shpreh e bindur se "po". Këtu ka theksuar se një nga pikat kryesore të programit të saj është bashkimi i të gjitha vlerave dhe kontributeve të të gjitha kohërave në PD, mbi idealet e 90'.

"Po, besoj se do tja arrij, kjo është dhe një nga pikat e programit tim, është bashkimi i të gjitha vlerave dhe kontributeve të të gjitha koherave por ky bashkim duhet të ndodhe mbi idealet e vitit 1990 ku në plan të parë duhet të kemi antikomunizmin dhe pronarët e ligjshëm të cilët tani fatkeqësisht janë kthyer në ish pronarë, në plan të parë duhet te kemi shtresën e mesme. Natyrisht ne duhet të bëjmë dhe një kërkese falje publike për gjithçka që nuk kemi bërë në 30 vite  për viktimat e komunizmit dhe për pronarët e ligjeshëm. Dhe duhet të hapemi ndaj rinisë, duhet të jemi një parti e rinisë jo me fjalë por me vepra. Kjo është rinia e periudhës së inteligjencës artificiale dhe duhet të gjejmë mënyra se si duhet it afrojmë çdo ditë. Ne duhet të gjejmë mënyra se si të përafrojmë rininë e cila është duke ikur përditë, gjithçka duhet të ndodhë mbi idealet e 90 dhe kjo mundet. Unë kam përditë mesazhe nga dhjetoristë të shpërndarë nëpër botë të cilët më sjellin përkrahje dhe janë të gatshëm ti bashkohen sjelljes time", tha mes të tjerash kandidatja për kryetarin e ri.

Më 13 qershor, Edit Harxhi do jetë përballë Lulzim Bashës, Fatbardh Kadillit e Agron Shehajt dhe do të jenë demokratët ata do të vendosin se kë do të zgjedhin për drejtuesin e PD.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë