Në kampin demokrat nuk ka qetësi, por frikë dhe heshtje! Pas mbylljes së votimeve në shtetet e para kandidatja demokrate Hillary Clinton përmes një postimi në Facebook falënderoi stafin dhe votuesit, pavarësisht gjithçkaje që do të ndodhë.
“Ky ekip ka për çka të krenohet. Çfarëdo që ndodhë sonte, faleminderit për gjithçka”, ka shkruar Clinton.
E ndërsa rezultatet po dërgojnë drejt Shtëpisë së Bardhë miliarderin Donald Trump, disa prej këshilltarëve të kandidates Clinton duken të dorëzuar.
Ndërsa Bill Clinton sipas medieve amerikane pranë stafit të kandidates demokrate mësohet se është shprehur se duhet të bënte akoma më shumë fushatë.
Por ndryshe nga Clinton dhe stafi i saj, në kampin tjetër, atë republikan, atmosfera është optimiste më shumë se kurrë.
Në fillim të numërimit njëri prej këshilltarëve të Trump u shpreh se për fitoren duhet një mrekulli, por duket se lutjet e tij u dëgjuan, pasi republikani është më afër se kurrë.
Trump po i shijon fitoret nga njëri shtet në tjetrin bashkë me stafin e tij, ndërsa i falënderon në profilin e tij në Facebook të gjithë votuesit.

[gallery]19554[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO