Ministri Demiraj falënderoi Prezencën e OSBE-së në Tiranë për trajnimin e Policisë së Shtetit për t’i ndërgjegjësuar ata për rolin e tyre në zgjedhje.
Ambasadori Borchardt informoi ministrin Demiraj për angazhimin e plotë të Prezencës së OSBE-së në Tiranë për monitorimin e zgjedhjeve dhe veçanërisht të aspekteve të financimit të fushatës zgjedhore.
Nga ana e tij, Ministri i Brendshëm Demiraj u përqendrua tek prioriteti i tij i parë, garantimin e një procesi zgjedhor të qetë, mos përfshirjen e Policisë në proces, si dhe neutralizimin e mundësisë së blerjes së votës nga burime te paqarta.
Ministri Demiraj theksoi se axhenda e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Shtetit është lufta pa kompromis kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike përmes kontrollit të territorit dhe goditjes së grupeve të strukturuara kriminale.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com