Zgjedhjet, Dule: Nuk kemi caktuar
koalicionin, po zgjedhim kandidatët

Zgjedhjet, Dule: Nuk kemi caktuar<br />koalicionin, po zgjedhim kandidatët
TIRANE - Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule bëri të ditur sot se partia që ai drejton është në fazën e përzgjedhjes së kandidaturave për zgjedhjet lokale që do të mbahen në 21 qershor të këtij viti.

Në nja dalje për mediat, Kreu i PBDNJ u shpreh se ende nuk është vendosur se si do të veprojë kjo forcë politike kur të futet në zgjedhje dhe me kë do të jetë në koalicion, duke shtuar se ajo do të vendoset gjatë takimeve me bazat lokale.

Ndërkohë vendimi do të bëhet publik kur të prezantohen edhe kandidatët e PBDNJ për zgjedhjet lokale të 21 qershorit, të cilët si u shpreh Dule do të jenë njerëz me integritet të lartë dhe në shërbim të komunitetit.

“Nga ana tjetër diskutuam sot me strukturat lokale situatën politike dhe nisjen e përgatitjeve për zgjedhje. Parimi themelor i PBDNJ është në këtë fazë përzgjedhja e kandidaturave nga komuniteti dhe që ka për qëllim shërbimin e interesave të tij. Do të jenë disa javë të analizës së detajuar, komunikimi, kontaktet me komunitetin të cilat do të konkludojnë në kandidaturat më të përshtatshme si për krerët ashtu edhe për Këshill. Më pas kandidaturat do t’i nënshtrohen zyrtarizimit. U diskutua për mënyrën e kandidimit në këto zgjedhje. Do të jetë edhe ky objekt i komunikimit me lokalët. Objektivi i PBDNJ nuk mund të jetë larg atyre vlerave tradicionale që ajo përfaqëson, njerëz nga komuniteti për komunitetin.” u shpreh Dule

Njëkohësisht Dule shprehu solidaritetin për zonat e përmbytura si pasojë e reshjeve të shiut, duke u kërkuar të gjithë atyre që kanë mundësi të ndihmojnë banorët e zonave të përmbytura.

“Më lejoni të shpreh mbështetjen dhe solidaritetin tonë që janë nën efektin e përmbytjeve. Edhe një herë të drejtojmë thirrje ndaj strukturave shtetërore që të bëjnë përtej maksimales për t’u gjendur pranë tyre, si për trajtimin e situatës por edhe rehabilitimin e pasojave që ajo po lë pas.” tha ai 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë