Zgjedhjet, Dule: Presim ofertën e
PS-LSI, në të kundërt dalim vetëm

Zgjedhjet, Dule: Presim ofertën e<br />PS-LSI, në të kundërt dalim vetëm
TIRANË - 4 muaj larg zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, Partia për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut e kryesuar nga Vangjel Dule ende nuk ka një përgjigje përfundimtare, nëse do të jetë pjesë e koalicionit të majtë për vendoret e 2015.

I pyetur nga A1 Report, kryetari Vangjel Dule thekson se nëse do të ketë një ofertë nga dy partitë e mëdha të së majtës, atëherë PBDNJ do të rreshtohet krah koalicionit.

Por në mungesë të një ftese nga PS e LSI, Dule nuk përjashton alternativën e daljes më vetë në zgjedhje, madje, për të shtuar një tjetër alternativë, as atë të një kualicioni tjetër

Përsa i përket përgatitjeve për kandidaturat e mundshme në zgjedhjet vendore, Vangjel Dule thekson së PDBNJ është në hapat e parë të diskutimeve dhe se së shpejti do të nisë të shqyrtojë emrat potencialë për secilën nga zonat ku mendohet të kandidohet.

Këtë të martë u festua po aq dhe ditëlindja e 23-të e PBDNJ, ku qenë të ftuar një sërë politikanësh të të dy krahëve politikë, të cilët nuk ngurruan nën një tavolinë të ngrenë një dolli për 23 vjetorin e PBDNJ-së.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur