Humbja e thellë e PD në zgjedhjet e 11 majit dhe fitorja e PS kanë qenë në fokus të diskutimeve në emision ‘5 pyetjet nga Bababramo’, mbrëmjen e sotme në Report Tv.
Kandidati i Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 11 majit Aulon Kalaja, ka deklaruar se ka kundërshtuar rezultatin zgjedhor të 11 majit dhe se ka marr pamjet filmike të qendrave të votimit, ku sipas tij janë vënë re edhe parregullësi.
‘Unë kam kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve dhe kam kërkuar që të marr pamjet filmike. I kam marr tani dhe stafi im po analizon pamjet. Unë kam kërkuar pamjet filmike edhe të subjekteve politike edhe të kandidatëve dhe do ti çojmë në KQZ. Dhe nga ato pamje është kapur trafik i votave, edhe kalim nga PD tek PS. Ne nuk kemi kohë sepse na kanë lënë pak ditë në dispozicion. I mora pamjet pas një kalvari të gjatë dhe do të merrem me këtë punë që të shoh të gjithë procesin. Unë do ti shkojë deri në fund kësaj historie’, tha ai.
Kalaja ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve të 11 majit në qarkun e Durrësit është manipuluar nga grupe kriminale. Sipas tij, në këtë qark dy kandidatë janë të lidhur me krimin e organizuar.
‘Unë kam thënë SPAK që të vendos telefonin tim në përgjim për të parë nëse unë kam blerë ose jo vota. Unë pash që dy banda morën përsipër dy kandidatë dhe i mbushën me vota në qarkun e Durrësit. Ata kanë marr nga 21 mijë vota, pse si mora unë aq vota. Unë kam dal në fushatë në Fushë Krujë dhe kam dal njeriu më i votuar. A ka pasur banda, po ka pasur, por në qarkun Durrës bandat që kanë lëvizur aty kanë pasur një prezencë të madhe. Janë dy kandidatë të lidhur me krimin e organizuar’, tha ai.
Gazetari Ermal Peçi ka theksuar mungesën e rotacionit politik si një nga problemet kryesore. Sipas tij, skena politike ka nevojë për figura të reja që të sjellin frymë të re.
‘Jetojmë në një absurditet politikë. Nuk mund të shpjegohet që në çdo zgjedhje merr më shumë vota. Edhe në PD kemi të njëjtin njeri që ka thënë të bëjmë vendin si të gjitha Europa dhe sot ai thotë të njëjtën gjë pas shumë vitesh. Kjo parti ka në krye që është non grata nga SHBA dhe Britania dhe emisarët e tij thonë me Trump do ti shbëhet non grata dhe do të udhëtojë drejt SHBA.
Dhe në këtë absurditet politikë është e pritshme që ai që është në pushtet fiton. Ka edhe një narrativ që ja hedhin fajin qytetarit nuk duhet që të bësh me faj qytetarin pse s’të voton. Në 35 vite klasa politike ka përdorur një gjuhë urrejtje, është e lehtë që t’ja hedhësh fajin tek qytetarët por duhet parë klasa politike që ka drejtuar vendin në këto vite’, tha ai.
Për avokatin Indrit Sefa edhe pse Berisha ka humbur thellë në këto zgjedhje ai nuk do të largohet nga drejtimi i PD.
‘Rama nuk ka rregulla loje dhe bënë ç’është e mundur për të fituar, kështu e ka ndërtuar ai politikën dhe Partinë Socialiste. Po demokratët janë dorëzuar, Berishën e kanë aty, po ai të dal dhe të thotë unë do rri deri sa të kem mundësi dhe të mos merremi do të jap apo dorëheqjen. Po nuk ikën ai. Të mbledh Këshillin Kombëtar dhe ta bëjë kryetari ikën kur humbet zgjedhjet përveç Sali Berishës. Nëqoftëse këto zgjedhje kanë dhënë një panoramë të qartë që demokratët të hapin horizontin se kanë ngelur vetëm në dy emra. Më vjen keq që thonë do mbajmë një qëndrim pas dy muaj dhe thonë do denoncojmë farsën elektorale’, tha ai.
Gazetari Poli Hoxha tha se rezultati i zgjedhjeve të 11 majit është deformuar nga krimi i organizuar.
‘Këto zgjedhje janë inxhineruar, ka qenë krimi i organizuar dhe kjo duhet parë tek sistemi, është bërë masakër më shumë se vjedhja. Nuk është vjedhur me kallash është deformim vote. SHBA po hesht, sepse ata as kanë njohur dhe as kanë hedhur poshtë zgjedhjet. Në SPAK ka shumë materiale dhe shumë përgjime më shumë nga qeveria’, tha ai.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se procesi zgjedhor i 11 majit është një “farsë elektorale” e ndikuar thellësisht nga kartelet e drogës dhe krimi i organizuar.
Për gazetarin Poli Hoxha kjo deklaratë është pjesë e propagandës së Berishës dhe sipas tij Berisha do të marr shumë shpejt edhe përgjigjen për non gratën.
‘Deklarata e Berishës për kartelet është pjesë e propagandës, është ajo fija që sa vjen dhe i hollohet, me SHBA sikur e ka rregulluar, sikur po i shkel syrin ka hedhur ato paratë andej nja 6 milionë dollarë dhe kush e di edhe sa të tjera. Politikisht SHBA është më shumë mundësi ka që të shpall organizata terroriste PD dhe PS sesa të bëjë këtë akt pa ligj. Trumpi i shpalli organizatat terroriste. kjo është propagandë e tij, pret atë shkeljen e syrit nga SHBA, por do ti vijë përgjigjia edhe për non gratën', tha ai.
Komente

