Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka shpërndarë një mesazh për bashkitë e vendit në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale Celibashi shprehet se bashkitë duhet të marrin masa për zbatimin e afateve dhe kërkesave ligjore.
Nga monitorimi i kryer nga KQZ në disa bashki, Celibashi nënvizon se janë konstatuar vonesa në afishimin e listave të zgjedhësve, teksa po ashtu ka vështirësi në aksesimin e zgjedhësve me aftësi të kufizuara.
Njoftim Për Bashkitë nga KQZ:
Duke marrë në konsideratë detyrimet që burojnë nga Kodi Zgjedhor, lidhur me publikimin e listave të zgjedhësve, njoftimin me shkrim të zgjedhësve dhe raportimin për vendndodhjen e qendrave të votimit (QV), është e nevojshme të merren masa të menjëhershme nga ana e bashkive për respektimin e afateve dhe kërkesave ligjore.
Nga monitorimi i bërë nga KQZ:
janë konstatuar vonesa në afishimin e listave të zgjedhësve në disa bashki.
Ka vështirësi në aksesimin e zgjedhësve me aftësi të kufizuara.
Informacioni për caktimin e QV-ve dhe njoftimi i zgjedhësve ende nuk është raportuar.
Procesi i njoftimit të zgjedhësve nuk ka filluar në shumicën e bashkive për shkak të mungesës së fondeve dhe modelit të njoftimit, ndërsa afati për përfundimin e tij është 6 mars 2025.
Për të adresuar problematikat e sipërcituara, KQZ i kërkon bashkive:
Të përfundojnë raportimin e caktimit të vendndodhjes së qendrave të votimit brenda afateve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor.
Gjithashtu, i kërkon Ministrisë së Brendshme lehtësimin e procesi të njoftimit të zgjedhësve për të siguruar që ky proces të realizohet brenda afateve ligjore.

Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.8%
-
Pak
12%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 932
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Diaspora/ Balla takohet me kryebashkiakun e Brent në Londër: Krenar për shqiptarët që punojnë në strukturat e kësaj bashkie
22 Mars, 16:19
-
Vota e diasporës/ KQZ, 5 tenderë miliona euro pa garë të hapur! 10 mln euro për kompaninë postare, 3 mln euro për softuerë dhe materiale
22 Mars, 15:54
-
Berisha sulmon Lapajn e Alibeajn: Janë patericë e Ramës! Futën familjarë në lista, e frikshme
22 Mars, 15:27
-
FOTOLAJM/ Rama: Vota për mua dhe PS, çelësi për të hapur derën e BE
22 Mars, 14:55
-
Basha në Fier, prezanton kandidatët: Koalicioni Euroatlantik krah SPAK-ut për t’i shkuar deri në fund luftës kundër korrupsionit
22 Mars, 14:21
-
Fleta gargantuane dhe 140 deputetët e tepërt!
22 Mars, 14:17
-
Berisha mashtrim 'madhështor' për të 'vjedhur' fondet e shtetit! Fut kandidatët e PD me siglën e aleatëve që të 'vjelin' KQZ-në
22 Mars, 12:54
-
Shanset e partive të vogla për mandate në zgjedhjet e 11 majit
22 Mars, 10:52
-
VIDEO/ Rama i përgjigjet Berishës për ‘disset’ me Bashën: Nuk e arrini dot rezultatin e Lulit! Më 30 mars shkon sërish në Athinë për të takuar shqiptarët
22 Mars, 10:09
-
VIDEO/ Braçe thirrje qytetarëve: Votoni për PS dhe mua! Do të keni një deputet që nuk fle dhe nuk hesht
22 Mars, 08:42
-
Kujtim Gjuzi: Berisha vuri 44 emra të 'Sorosit' në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit
21 Mars, 21:15
-
'Mesazhi i zgjedhjeve s'duhet të jetë i paqartë! PS sot një parti e re, për Shqipërinë në BE' Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama në prezantimin e kandidatëve
21 Mars, 20:15