Një zyrë partiake e vendosur në një ambient privat në njësinë 8 në Tiranë, është bërë mollë sherri mes njerëzve të Berishës dhe atyre të Bashës.
PD kërkoi ndihmën e KQZ që të urdhërohej zyra përkatëse të heqë simbolet e PD, për sa kohë nuk është pjesë e strukturave të asaj partie dhe se këto ambiente mund të krijonin ngatërresë për mbështetësit.
Mësohet se këto ambiente përdoreshin nga demokratë që sot janë pranë Lulzim Bashës.
Celibashi e pranoi kërkesën duke urdhëruar subjektin privat ta zbatojë menjëherë,
Të njëjtën kërkesë PD e ka përcjellë edhe në komisariatin policor të zonës. Menjëherë pas vendimit, logot e PD u hoqën nga ambientet private.
Nga ana tjetër, KQZ, u shpërndau 11 partive pjesëmarrëse në zgjedhjet e 11 majit, fondin e posaçëm që do ta përdorin për fushatë. Fondet më të mëdha i takojnë Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë.
Lulzim Basha nuk përfiton fonde për partinë e tij “Koalicioni Euroatlantik”, pasi ai nuk është zyrtarisht deputet i saj, dhe fondet ndahen sipas rezultatit që kanë marrë në zgjedhjet e vitit 2021.
Nr Partia Politike Totali i përfituar / Lekë
1. Partia Demokratike (PD) 44.818.545
2.Partia Republikane (PR) 2.689.112,70
3.Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) 896.370,90
4.Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 65.291.390
5.Partia e Lirisë (PL) 9.140.730
6.Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (P.D.I.U) 1.792.735
7. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) 896.370,90
8. Partia Agrare Ambjentaliste (PAA) 896.370,90
9.Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) 896.370,90
10. Partia Socialdemokrate (PSD) 3.015.375
11. Partia Nisma Thurje (NISMA) 868.445
TOTALI 131.201.816
Xh.D/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.6%
-
Pak
12.2%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 1046
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Dueli repist Rama-Basha, pse po e vijojnë të dy me kaq qejf?
22 Mars, 21:26
-
Gazment Bardhi nga Patosi: Banorët në Zharrëz do kompensohen për frymë për ndotjen e ajrit! Askush nuk do guxojë të abuzojë me ta
22 Mars, 20:53
-
Skënder Minxhozi: Katastrofa paraelektorale e Sali Berishës
22 Mars, 20:11
-
‘S’ta dal dot as me fabrikë duhani mo!', Basha i kthen mesazhin e ‘dashurisë’ Ramës: Çyrbja ka fillu me fol, s’i mbushet mendja veç me cigare atij! Ku e ke Gjush akulloren? (VIDEO)
22 Mars, 19:50
-
‘Ose ky është bufi i bufave, ose kreu i tavolinës ku vidhen shqiptarët!’ Basha ironizon Ramën dhe prezanton kandidatët në Durrës: Janë të pakorruptuar, SPAK po bën performancë
22 Mars, 19:32
-
VIDEO/ Rama ironizon Bashën: Erdhi ‘Lul tsunami’ dhe u mbylla në lista, më ka marrë malli të këndosh himnin, jepi gaz! I kujt është ‘Gaz ballokumja’? Po shkunden puplat te këneta
22 Mars, 17:28
-
Blushi denoncon: Rama ka fryrë administratën me 400 patronazhistë para zgjedhjeve të 11 majit! Kujdes me firmat, do mbani përgjegjësi
22 Mars, 16:54
-
Diaspora/ Balla takohet me kryebashkiakun e Brent në Londër: Krenar për shqiptarët që punojnë në strukturat e kësaj bashkie
22 Mars, 16:19
-
KQZ hap tenderin për votën e diasporës, 10 mln euro për kompaninë postare
22 Mars, 15:54
-
Berisha sulmon Lapajn e Alibeajn: Janë patericë e Ramës! Futën familjarë në lista, e frikshme
22 Mars, 15:27
-
FOTOLAJM/ Rama: Vota për mua dhe PS, çelësi për të hapur derën e BE
22 Mars, 14:55
-
Basha në Fier, prezanton kandidatët: Koalicioni Euroatlantik krah SPAK-ut për t’i shkuar deri në fund luftës kundër korrupsionit
22 Mars, 14:21