Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot (24 shkurt) në selinë e Partisë Socialiste, të gjithë drejtuesit politikë të qarqeve dhe në qendër, për zgjedhjet e 11 Majit.

Ky takim vjen edhe në kuadër të përgatitjeve të mazhorancës për fushatën elektorale, që nis pas pak javësh.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja e Report TV, Raziela Myslimaj, tematika kryesore mësohet se ka qenë vota e Diasporës. Ky takim ka zgjatur për më shumë se një orë.

Në fund të mbledhjes, kryeministri u pa teksa dilte i shoqëruar nga kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, me të cilin duket se ka ndarë edhe disa ide e diskutime shtesë rreth situatës.

Gjithashtu në mbledhje është diskutuar edhe për masat dhe përgatitjet e strukturave për zgjedhjet.