Një përfaqësi nga Partitë Popullore Europiane zbritën këtë të mërkurë në selinë e Partisë Demokratike, në një mision faktmbledhës për zgjedhjet e 11 majit, edhe pse tashmë kanë kaluar më shumë se 9 muaj dhe zgjedhjet janë certifikuar edhe ndërkombëtarisht.
Megjithatë, edhe vetë Berisha, me kërkesën e të cilit eurodeputetët mbërritën në vendin tonë, është i qartë se prezenca e tyre nuk do të ndryshojë asgjë:
“Presim rekomandime, sepse këta vijnë për të na bërë rekomandime, ne jemi anëtarë. Por ne presim njëkohësisht edhe një mbështetje të re për kërkesat tona tashmë të njohura që Shqipëria të ketë zgjedhje të lira, që shteti ligjor të funksionojë”, tha Berisha.
Berisha nuk shfaqi asnjë shenjë pendese mbi protestën para parlamentit që nuk kurseu as Xhaminë e Namasgjasë.
“Garantoj organizatën kriminale se nuk do mund të mbrojnë parlamentin duke u betuar se gjoja po mbrojnë xhaminë”, tha Berisha.
Protesta e radhës tha ai, do të jetë ndryshe nga protesta e 20 shkurtit duke mos përjashtuar as skenarin e bllokimit të rrugëve.
Komente











Keta kane ardhur me i ra qylit...nuk mund te bledhesh fakte kur eshte koha per zgjedhje te tjera...kurseni parate e taksapaguesve Europiane.
Përgjigju