Zgjedhjet e 14 majit, Balla nga Lushnja: Do të vijojmë transformimin e çdo lagjeje! Non Gratat të mbeten histori

Zgjedhjet e 14 majit, Balla nga Lushnja: Do të vijojmë transformimin e çdo lagjeje! Non Gratat të mbeten histori

Taulant Balla me banorët në Lushnje

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS dhe njëherësh Drejtuesi politik i qarkut Fier Taulant Balla është ndalur sot në Lushnje ku së bashku me kryetaren e Bashkisë Eriselda Sefa kanë parë nga afër punimet që po kryehen për rehabilitimin e rrugëve të lagjes “Xhevdet Nepravishta”. 

Balla u shpreh se për Lushnjen dhe gjithë qarkun Fier po bëhen punë që nuk ishin menduar asnjëherë në kohën kur qeveriste non grata. 

“Është turp për Shqipërinë që vazhdon të ketë në parlament një non grata. Demokratët janë vëllezërit tanë, por Saliu ka marrë peng një pjesë të tyre. Ne do të vijojmë të ecim përpara me projektet tona për të zhvilluar çdo ditë e më shumë Lushnjen e çdo qytet tjetër duke e lënë pas të shkuarën njëher e përgjithmonë”. 

Balla nënvizoi se do të vijojë dhurimi i pemëve në  çdo bashki e në çdo lagje e cila është edhe motoja e zgjedhjeve të 14 majit.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:59
80-vjetori i Çlirimit të Ballshit, Balla: Çdo vend demokratik është në luftë me diktatorin rus. Saliu dhe Iliri, rezultojnë të përfshirë në bordorotë e regjimit të Kremlinit

1681822787_WhatsAppImage20230418at2.41.25PM.jpeg
Kryetari i Grupit Parlamentar dhe njëherësh Drejtuesi politik i qarkut Fier Taulant Balla ka përkujtuar sot 80-vjetorin e çlirimit të Ballshit, ku ka theksuar se ky përvjetor e gjen Europën në një luftë të shkaktuar nga diktatori rus Vladimir Putin,luftë e cila përveç bombardineve dhe krimeve të panumërta në Ukrainë ka sjellë edhe rritjen e inflacionit në të gjithë botën përfshirë edhe Shqipërinë. 

“Sot 80-vjetori i Çlirimit të Ballshit. Ky moment e gjen Europën në një LUFTË të shkaktuar nga një agresor i njëjtë si Hitleri, diktatori rus Vladimir Putin. Lufta ka sjellë si pasojë, përveç bombardineve dhe krimeve të panumërta në Ukrainë, edhe rritjen e inflacionit në të gjithë botën, por patjetër në Europë dhe sigurisht edhe në Shqipëri.

Bota demokratike është sot në luftë me Vladimir Putin, çdo vend demokratik është në luftë me diktatorin rus. Për fat të keq opozita e drejtuar nga Saliu dhe Iliri, rezultojnë të përfshirë në bordorotë e regjimit të Kremlinit”.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tata: 18/04/2023 16:27

    Ke zgjedhe daten e gabuar. Ishin ruset qe dhane miliona jete per clirimin nga nazizmi,kur shume shtete tjera i moren nen mbrojtje dhe u dhane edhe dekorata. Askush smund te PERLYEJE HISTORINE PER NJE KARRIKE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve