Zgjedhjet e 14 majit, Bejko: 43% e demokratëve e refuzojnë politikën e Sali-Metës
Kandidati i PD-së për Tiranën Roland Bejko
Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka zhvilluar sot një takim me demokratë e Njësisë 2 dhe 8, në Tiranë.
Në takim me demokratët, Bejko vuri theksin tek beteja e demokratëve me politikën e vjetër në Tiranë, Rama-Berisha-Meta dhe kundër Erion Veliajt.
Ai tha se, Veliaj në vitin 2015 fitoi me mbështetjen e LSI, në 2019 fitoi pa kundërshtarë.
“Bashkë me demokratët e njësisë 2 dhe 8, diskutuam për planin tonë për bashkinë e Tiranës dhe projektin për një PD, më të fortë e më moderne. Me gjithë baltën e hedhur, demokratët janë entuziastë dhe të bindur, se e ardhmja i përket Partisë Demokratike dhe qytetarëve të ndershëm të kryeqytetit dhe vendit. Me vëllezërit dhe motrat që kemi ndarë shumë beteja të forta u ndalëm te sfida jonë kundër sistemit të vjetër politik Rama-Berisha-Meta dhe kundër Erion Veliajt , i cili nuk ka fituar asnje garë poltike ne karrieren e tij. Në 2015 fitoi me mbështetjen e LSI, në 2019 fitoi pa kundërshtarë. Por është oligarkia ekonomike, politike, është krimi i organizuar, janë mediat që paguhen nga këta oligarkë të cilët na mbyllin çdo lloj hapësire publike të komunikimit por që nuk na mundin dot sepse ne kemi qytetarët.”, shprehet Bejko.
Po ashtu Bejko thekson se, 43% e demokratëve e refuzojnë politikën e Sali dhe Metës
“Shihni sondazhet dhe rezulton se 43 për qind e demokratëve e refuzojnë politikën e Sali Berishës dhe të Ilir Metës. Mbi 70 për qind e qytetarëve shqiptarë e refuzojnë të gjithë këtë klasë politike.E pavarësisht sulmeve, shpifjeve të përditshme ne vijojmë me qytetari dhe devotshmëri drejt një partie moderne dhe Euroatlantike.”, shprehet ai.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.9%
-
Jo
51.2%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 12889
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestohet djali i Valbona Selimllarit, ja për çfarë akuzohet
12 Janar, 09:24
-
Media britanike ‘Time Out’: Tirana mes qyteteve më të mira për t’u vizituar në Europë në 2025
12 Janar, 07:25
-
E reja alarmoi RENEA-n në Astir, shoqet e saj dëshmojnë në polici se u thirrën nga 21 vjeçarja në apartament, përdorën edhe kokainë
11 Janar, 14:45
-
Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët
11 Janar, 13:56
-
Protestat te Bashkia, Veliaj-opozitës: Atyre nuk u numërohen vilat! Ia kam kushtuar jetën Tiranës, 2025 viti i reformave
11 Janar, 13:44
-
Penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit para Bashkisë, nën hetim 7 protestues! Policia: Vendosën një automjet në mes të rrugës
11 Janar, 13:37
-
Rijetëzimi i Kalasë së Elbasanit, nënshkruhet marrëveshja! Rama: Më shumë vizitorë, 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia
11 Janar, 13:04
-
Tiranë/ 47-vjeçari i futet së resë në banesë, tenton ta ngacmojë! 3 të tjerë dhunojnë nënën e partneret! Vihen në pranga
11 Janar, 11:47
-
Tiranë/ Mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 71- vjeçari! I dënuar më parë në Gjermani për vrasje
11 Janar, 10:06
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
Shpallet logoja fituese e Tirana Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025, Veliaj: Mbështesim më shumë artin dhe kulturën
10 Janar, 14:19
-
Zyrtare/ Partizani prezanton sulmuesin e Kombëtares, firmos deri në vitin 2029
10 Janar, 12:49
Edhe ne rast se shifra qe thote Bejko eshte e sakte kjo prap tregon se ne PD Berisha eshte me i votuari por ju ecni ne nje linje me qeverine duke e sulmuar per nongrata ! Sipas meje dhe sipas te gjithe atyre demokrateve qe e mbeshtesin kjo nongrata ketu tek ne nuk ka asnje kuptim Kjo non grata eshte per Ameriken dhe jo per Shqiperine.Ne Shqiperi shkruhet vetem neper gazeta dhe asnje denoncim me fakte ne drejtesi.
PërgjigjuKy po. Bene fushate kunder....opozites.
Përgjigju