Zgjedhjet e 14 majit, KQZ ‘certifikon’ rezultatin për kryebashkiakë dhe këshilltarë vendorë në 13 bashki të tjera

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ ‘certifikon’ rezultatin për kryebashkiakë dhe këshilltarë vendorë në 13 bashki të tjera

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin e zgjedhjeve vendore të 14 majit për kryebashkiakë të rinj të zgjedhur dhe anëtarët e këshillave bashkiakë në 13 bashki të tjera. Nëpërmjet seancës të zhvilluar në KQZ, kryekomisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit për kryebashkiakë dhe anëtarë të këshillave bashkiakë në bashkitë: Lezhë, Libohovë, Fushë-Arrëz, Vorë, Divjakë, Poliçan, Skrapar, Pustec, Këlcyrë, Tepelenë, Sarandë, Delvinë Konispol.

Deri më tani, është certifikuar rezultati për kryebashkiakë dhe këshilltarë vendor në 23 prej bashkive të vendit. Ndërkohë opozita, ka kontestuar rezultatin në disa prej këtyre bashkive, duke dorëzuar 12 kërkesa ankimore. Në Durrës, Tiranë, Kamëz, Pukë dhe Lezhë koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka kërkuar rinumërimin e votave për anëtarët e këshillit bashkiak.

Ndërsa në Belsh dhe Kuçovë, koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka kërkuar rinumërimin e votave për kryebashkiakë duke pretenduar për shkelje të bëra gjatë procesit të numërimit dhe ndikim të paligjshëm nga PS ndaj zgjedhësve në 14 maj.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 23/05/2023 19:18

    Bashkimi oer Nevojtore pse nuk kerkon te numurohet dhe ky temi?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Bonusi i bebes, nga viti 2019 përfituan mbi 210 mijë fëmijë

Bonusi i bebes, nga viti 2019 përfituan mbi 210 mijë fëmijë