Zgjedhjet e 14 majit, Mediu: Duhet t'i kthehet politika të rinjve! Largimi i tyre, plagë shumë e madhe për vendin

Fatmir Mediu zhvilloi takim në njësinë 5 në Tiranën e Re në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit duke theksuar domosdoshmërinë e angazhimit të rinisë në politikë. Mediu u shpreh se largimi i të rinjve ka krijuar plagë të madhe për shoqërinë shqiptare, ndaj thotë se ka ardhur koha që t’i kthehet atyre politika.

“Zgjedhjet e 14 Majit kanë një rëndësi shumë më të madhe sesa thjesht kush do të jetë kryetar bashkie. Është momenti i një sfide ndërmjet të mirës dhe të keqes, të njerëzve që duan që atë që ju ka falur Zoti, mundësitë, liritë, të gjitha këto potenciale që ka Shqipëria, t`i kthejnë në mundësi për të zhvilluar ekonominë e tyre familjare dhe të ndërtojnë jetesën këtu në Shqipëri, përballë të keqes që po e shkatërron cdo ditë e më shumë të ardhmen tonë.

Largimi i shqiptarëve nga Shqipëria, sidomos i të rinjve dhe të rejave, i profesionistëve, ka krijuar një plagë shumë të madhe familjare, sociale, ekonomike dhe politike. Ne jemi përballë një situate jashtëzakonisht të vështirë. Për herë të parë Shqipëria është në një udhëkryq shumë të madh, të shpopullimit dhe të shpërbërjes. Kjo ka qenë një ëndërr dhe e atyre që kanë qënë kundërshtarët tanë si komb. Përballë kësaj situate mendoj që është e domosdoshme t`a kuptojmë rëndësinë e kësaj sfide, të mirës kundër së keqes. Prandaj secili duhet të gjykojë sipas mënyrës së vet.

E para, kush është njeriu për të cilin duhet të votojmë? E dyta, kush është politika që mbështet një njeri të caktuar, për t`i dhënë mundësinë që të na përfaqësojë dhe të jetë zë dhe mundësi për secalin për këshillin bashkiak apo në krye të bashkisë.

Unë kam dëshirën dhe besoj që kjo duhet të jetë dhe tek pjesa tjetër e lidershipit politik, që në qoftë se neve na u dha një mundësi në vitin 1990 nga të rinjtë për të drejtuar politikën, ka ardhur koha që ne duhet t`ja kthejmë politikën të rinjve. Ka shumë njerëz të mirë në këtë vend, në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë, që mund të krijojnë Parlamentin më fantastik dhe më kualitativ dhe qeverinë më të mirë për Shqipërinë. Nuk është vetëm interesi jonë, nuk jemi vetëm ne, ka shumë njerëz të mirë ky vend që mund të eci përpara”, tha Mediu.


Lajmi kryesor:

‘Vendoret’/ Boçi prezanton projektin për parkun diellor të Elbasanit: Askush s'duhet të na rrëzojë shpresat! Haxhiu: Do ndryshojmë Kurbinin


/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë