Zgjedhjet e 14 majit, monitoruesja e OSBE-së, Audrey Glover takon kreun e KQZ! Celibashi: Biseduam mbi ecurinë e procesit zgjedhor

Pas zgjedhjeve të 14 majit, monitoruesja e OSBE-së, Audrey Glover ka zhvilluar sot një në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Takimi ndërmjet Glover dhe kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashi zgjati për rreth 50 minuta.

Në një reagim për mediat, Celibashi tha se gjatë takimit u bisedua mbi ecurinë e procesit zgjedhor. Më tej Celibashi shkruan se e falënderoi Gloverin dhe misionin e OSBE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve. Po ashtu Celibashi thotë se KQZ në Shqipëri, është e gatshme për të plotësuar çdo rekomandim për administrimin e zgjedhjeve të OSBE/ODIHR që do të shprehet në raportin përfundimtar.

‘Pritëm sot në KQZ Shqipëri drejtuesen e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE-ODIHR, Ambasadoren Dame Audrey Glover, zv.shefin e Misionit, z. Stefan Krause dhe ekspertë të tjerë, me të cilët zhvilluam një bisedë të zgjeruar mbi ecurinë e procesit zgjedhor.

E falenderova Ambasadoren Glover dhe Misionin e OSBE-ODIHR për vëzhgimin e kryer, si edhe vlerësova gjetjet e këtij misioni të shprehura në Konkluzionet e Raportit Paraprak të Vëzhgimit të Zgjedhjeve. Deklarova se KQZ Shqipëri është e gatshme për të plotësuar çdo rekomandim për administrimin e zgjedhjeve të OSBE/ODIHR që do të shprehet në raportin përfundimtar.’- shkruan Celibashi.

Në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 14 maj, PS mori shumicën dërrmuese të bashkive në vend, konkretisht 53, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 7 dhe Mega 1 bashki.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?