Zgjedhjet e 14 majit, zbulohet emri që kandidon për PD e Alibeajt në bashkinë Dimal

Partia Demokratike ka zbuluar një tjetër emër që do të garojë me siglën e saj në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Biznesmeni Dritan Sula është tashmë zyrtarisht në garë për bashkinë e Dimalit për të qenë qytetari i parë i kësaj bashkie.

Sula, diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, është një njeri aktiv në politikë dhe jetën e tij profesionale dhe shoqërore e ka të lidhur me vendlindjen e tij.

Sula është aktiv në Partinë Demokratike që në vitin 1991 kur iu bashkua lëvizjes antikomuniste për rrëzimin e diktaturës, për të vijuar më pas me themelimin e PD në vendlindjen e tij, deri në drejtimin e degës së saj, funksion të cilin e mban dhe sot.

Dritan Sula me kandidimin e tij për bashkinë Dimal, synon që të jetë në shërbim të bashkëqytetarëve të vet duke ofruar një projekt konkret për të rikthyer bashkinë tek qytetarët, të cilët gjatë qeverisjes së Rilindjes janë nëpërkëmbur e lënë në harresë nga bashkia.

Më herët, Report Tv ka mësuar emrat e disa prej kandidatëve të Alibeajt, Agron Kapllanaj në Mallakastër, në Polican, Florian Qamo, në Kuçovë Ilirjan Koçaj, në Kamëz Bilbil Bajraktari, në Lezhë Sandër Marku, në Krujë Sabah Sheta, në Dibër Naim Gazidede dhe në Kurbin Genc Doçi.

Ndërkohë Alibeaj ende nuk ka zgjedhur kandidatin që do ti vërë përballë Erion Veliajt dhe Belind Këlliçit për bashkinë e Tiranës apo në bashkitë e tjera të mëdha si Durrës, Elbasan e Shkodër. Alibeaj vendosi të nxjerrë kandidatët e tij, pas dështimit të negociatave me PD e Berishës për të dalë në zgjedhje me 1 kandidat ndërsa në takimet e tij me strukturat, kohët e fundit është shfaqur edhe ish kryedemokrati Lulzim Basha.

Kandidatët e Grupit të Alibeajt

Mallakastër- Agron Kapllanaj
Poliçan - Florian Qamo 
Kuçovë - Ilirjan Koxhaj
Kamëz - Bilbil Bajraktari
Lezhë - Sandër Marku
Krujë - Sabah Sheta
Dibër - Naim Gazidede
Kurbin- Genc Doçi

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran: 10/12/2022 12:45

    Ishalla ti eci Biznesi edhe kur ta mari pushtetin Saliu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Askush mos kaloj vijën e bardhë! Merrem unë me ta’, momenti kur drejtori i policisë së Korçës përplaset me fermerët protestues në Maliq

‘Askush mos kaloj vijën e bardhë! Merrem unë me ta’, momenti kur drejtori i policisë së Korçës përplaset me fermerët protestues në Maliq