Zëvendës ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Alex Hupin, gjatë një deklaratë për mediat nga Shkodra foli në lidhje me procesin e zgjedhjeve të 14 majit.
Zyrtari evropian u shpreh se tashmë opinionin në lidhje me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor e ka dhënë BE dhe ajo që është e rëndësishme është bashkëpunimi që do të kenë autoritetet e zgjedhura lokale me BE.
Sipas tij puna e tyre është e rëndësishme pasi 70% e legjislacionit Evropian do të vihet në zbatim nga ato.
‘Nuk dua që të komentoj procesin e zgjedhjeve, kjo pasi OSBE-ODIHR, është shprehur për 14 majin. Ne presim me kërshëri të bashkëpunojmë me autoritetet lokale. Ju them se 70% e ligjeve për anëtarësim në BE, lidhen me qeverisjen lokale dhe është shumë e rëndësishme që të jenë në nivelin e duhur drejtuesit e rinj. Jemi këtu për të ndihmuar Shqipërinë në këtë proces.’- tha ai.
Në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 14 maj, PS mori shumicën dërrmuese të bashkive në vend, konkretisht 53, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 7 dhe Mega 1 bashki. Partia Socialiste po ashtu mori edhe shumicën në këshillat bashkiakë.