Zgjedhjet e 14 majit, zëvendës ambasadori i BE-së nga Shkodra: Puna e kryebashkiakëve të rinj e rëndësishme për integrimin e Shqipërisë

Zëvendës ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Alex Hupin, gjatë një deklaratë për mediat nga Shkodra foli në lidhje me procesin e zgjedhjeve të 14 majit.

Zyrtari evropian u shpreh se tashmë opinionin në lidhje me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor e ka dhënë BE dhe ajo që është e rëndësishme është bashkëpunimi që do të kenë autoritetet e zgjedhura lokale me BE.

Sipas tij puna e tyre është e rëndësishme pasi 70% e legjislacionit Evropian do të vihet në zbatim nga ato.

‘Nuk dua që të komentoj procesin e zgjedhjeve, kjo pasi OSBE-ODIHR, është shprehur për 14 majin. Ne presim me kërshëri të bashkëpunojmë me autoritetet lokale. Ju them se 70% e ligjeve për anëtarësim në BE, lidhen me qeverisjen lokale dhe është shumë e rëndësishme që të jenë në nivelin e duhur drejtuesit e rinj. Jemi këtu për të ndihmuar Shqipërinë në këtë proces.’- tha ai.

Në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 14 maj, PS mori shumicën dërrmuese të bashkive në vend, konkretisht 53, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 7 dhe Mega 1 bashki. Partia Socialiste po ashtu mori edhe shumicën në këshillat bashkiakë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)