Përfundon sot fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme të 14 Shkurtit në Kosovë. Subjektet politike kanë kohë vetëm edhe sot të bëjnë fushatë zgjedhore fushatë që nisi më 3 shkurt.
Fushata ka qenë më e shkurtra në historinë e vendit, ku partitë kanë pasur vetëm 10 ditë kohë për të shpalosur para qytetarëve programin e tyre qeverisës dhe kandidatët për deputetë.
Tubimet e subjekteve politike kanë kaluar të qeta dhe pa incidente, por ironikisht edhe pse me plane të fokusuara në luftën kundër pandemisë, ata vetë nuk respektuan masat antiCOVID. Inspektorati në Prishtinë ka vendosur të paktën 11 gjoba për subjektet politike, Tri gjoba për Lidhjen Demokratike të Kosovës, tri gjoba për Partinë Demokratike të Kosovës, dy gjoba për Lëvizjen Vetëvendosje, dy gjoba për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe një gjobë për Nismën Socialdemokrate. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dhënë tri gjoba për partitë politike, të cilat arrijnë shumën e 43 mijë e 700 euro. Pjesëmarrëse në këto zgjedhje është diaspora, ku deri më tani kanë arritur 15 mijë e 966 pako me fletëvotime të cilat janë dërguar nga jashtë shtetit.
Lista përfundimtare e votuesve brenda vendit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës ka 1 milion e 794 mijë e 862 persona.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.6%
-
Jo
63.9%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 570
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Augustin Palokaj: BE-ja vazhdon të improvizojë me Kosovën
13 Janar, 17:35
-
Ngjela për Report TV: Shqiptarët e Maqedonisë duhet të kërkojnë shkëputjen dhe t’i bashkohen Kosovës! Albin Kurtit i kanë rënë aksionet në sondazhe
6 Janar, 19:16
-
Ndërrimi i viteve në Kosovë, hedhja e fishekzjarreve del jashtë kontrollit! Një person i plagosur, makina e banesa të dëmtuara në Prizren
31 Dhjetor 2024, 23:00
-
Edon Zhegrova në formacionin e vitit në Francë
30 Dhjetor 2024, 10:55
-
Gjermani/ Presidenti Steinmeier shpërndan Parlamentin, zgjedhjet e reja më 23 shkurt
27 Dhjetor 2024, 11:45
-
Augustin Palokaj: Masa të padrejta, të paqarta, të pakufizuara dhe jotransparente
23 Dhjetor 2024, 20:10
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor 2024, 08:39
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor 2024, 16:00
-
Demush Shasha: Testi i vitit 2025
12 Dhjetor 2024, 08:54
-
Bislimi akuzon Serbinë se po tenton të ndalë ndihmën e Kosovës për bujqit shqiptarë në Luginën e Preshevës
10 Dhjetor 2024, 21:16
-
Sveçla: Pjesëtarë të Listës Serbe janë të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri
10 Dhjetor 2024, 16:31
-
Këshillit të BE-së i kërkohet që ta shqyrtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim
10 Dhjetor 2024, 16:11