Zgjedhjet e 14 Shkurtit, Kurti e Osmani në The Guardian: Votuesit s’janë të interesuar për premtime elektorale e ideologji, duan liderë të pakorruptuar

Zgjedhjet e 14 Shkurtit, Kurti e Osmani në The Guardian: Votuesit s’janë të interesuar për premtime elektorale e ideologji, duan liderë të pakorruptuar

Një aleancë e re politike është mënyra e vetme për të mundur korrupsionin në Kosovë, kanë thënë kandidatët kryesorë për kryeministër dhe president përpara zgjedhjeve që do të mbahen të dielën, me shpresën se nga këto zgjedhje të dalë një shumicë e mjaftueshme për të qeverisur vendin.

Në këtë shkrim të The Guardian thuhet se kandidati për kryeministër dhe kandidatja për presidente të Kosovës kanë deklaruar se një aleancë e re politike është mënyra e vetme për luftimin e korrupsionit në vend.

Në shkrim përmenden sondazhet të cilët i nxjerrin dukshëm fitues Kurtin dhe Osmanin dhe theksohet po ashtu se të dy kandidatët vijnë nga parti të ndryshme politike.

Kurti vjen nga e majta dhe është shumë i përqendruar në punë dhe drejtësi, veçanërisht për të rinjtë, pasi shumica e popullsisë është nën moshën 30 vjeç.

Guardian shkruan se Kurti u bë i njohur që nga aktivitetet e tij studentore në fund të viteve të 90-ta kundër regjimit ta Sllobodan Millosheviqit. Ai udhëhoqi protestat studentore në Universitetin e Prishtinës, punoi me Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe u burgos nga regjimi i Millosheviçit për gati tre vjet.

Tani ai është i vendosur të bëjë çdo gjë për të fituar betejën me korrupsionin.

Osmani 38 vjeç, nënë e dy fëmijëve dhe flet rrjedhshëm në katër gjuhë, është nga qendra e djathtë dhe dha intervistën e saj të parë, me Guardian, kur ishte vetëm 17 vjeç, pasi familja e saj u detyrua të largohej nga shtëpia në veri të Kosovës. Ajo është një nga gratë më të fuqishme në politikën e vendit të mbizotëruar nga meshkujt dhe u emërua presidente në detyrë pas dorëheqjes së Hashim Thaçit dhe arrestimit së tij nga Specialja.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë dakorduar në marrëveshjen parazgjedhore që Osmani të emërohet presidente nga Kuvendi i Kosovës.

Osmani thotë se ajo dhe Kurti kanë mësuar se çfarë i duhet vendit të tyre.

“Pengesa më e madhe para nesh është ky mur i madh i krimit dhe korrupsionit ndër vite. Në mënyrë që ta shkatërrojmë ne duhet të bashkojmë forcat. Ne mund të kemi pasur dallime në të kaluarën, por ajo që na ka sjellë së bashku është diçka shumë më e fortë dhe që po lufton armikun kryesor të brendshëm të vendit tonë – kapjen e shtetit. Nuk është se na mungojnë institucionet për të luftuar korrupsionin, por ishte vullneti politik. Sapo politikanët e nivelit të lartë të jenë të korruptuar, ai depërton nëpër sistem”, citohet të ketë thënë Osmani.

Ajo thotë se votuesit s’janë të interesuar për premtime elektorale e ideologji.

Kurti ndërkaq tha se: “Korrupsioni ka qenë i madh, por është shumë i përqendruar në krye, ne besojmë se mund ta mposhtim atë”.

Ai argumenton se mungesa e sundimit të ligjit pengon investitorët.

 “Shakaja në Kosovë është pse makiatot janë kaq të mira dhe përgjigjja është sepse ato bëhen nga ata me master në sociologji”. Pranimet nga diaspora arrijnë 1.5 miliardë euro në vit kur buxheti i shtetit është 2.5 miliardë euro.

Të dy kandidatët mirëpresin njohjen nga Izraeli, por duket se janë të gatshëm të dëgjojnë Uashingtonin për çështjen e ambasadës.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike