Zgjedhjet e 18 qershorit, Rama
takim me ambasadorin e OSBE

Krahas Uashingtonit dhe OSBE nis aksionin për zgjedhjet e 18 qershorit.

Zv/presidenti asamblesë parlamentare të OSBE-së Roberto Battelli dhe përfaqësuesi i lartë i asamblesë të organizatës që certifikon zgjedhjet Andrea Nothele zhvilluan takime gjatë paradites së të hënës me drejtuesit politikë shqiptarë.
 
Të shoqëruar nga kreu i prezencës ne Tirane Bernd Bochardt, Battelli dhe Nothele ishin mjaft të rezervuar për të dhënë detaje nga takimi që kishin me Edi Ramën , Taulant Ballën, Eduard Shalsin dhe Arta Daden në PS.
 
“Ne thjesht po vëzhgojmë. Me zotin Rama diskutuam për gjëra të rëndësishme. Por nuk ka ende një rezultat deri më tani. Biseduam çdo të bëjmë në të ardhmen sepse ne do vijmë në Shqipëri të vëzhgojmë zgjedhjet, ky është misioni ynë. Por nuk do të themi asgjë për bojkotin e opozitës pa mbyllur vëzhgimin tonë. Ne nuk mendojmë, ne thjesht vëzhgojmë.”
 
Më pas zyrtarët e OSBE zhvilluan takimin me Lulzim Bashën në PD dhe më pas me Ilir Metën në kryesinë e kuvendit. Kjo është hera e parë që OSBE-ODIHR-it do t’i duhet të certifikojë në Shqipëri zgjedhje ku partia kryesore e opozitës nuk merr pjesë.


ambasadoret e osbe
(Ambasadorët e OSBE në selinë e PS)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë