Zgjedhjet e 21 Qershorit, ja
përballjet kryesore për Bashkitë

Zgjedhjet e 21 Qershorit, ja<br />përballjet kryesore për Bashkitë
Lista me përballjen e kandidaturave tashmë të zyrtarizuara për zgjedhjet e 21 Qershorit po shkojnë drejt finalizimit. Në betejën elektorale për Tiranën demokratët ishin të parët që zyrtarizuan kandidatin për kryeqytetin dhe ai është deputeti dhe njëkohësisht mjeku Halim Kosova përballë kandidatit të PS, ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj.
 
Për Bashkinë e dytë më të madhe të vendit atë të qytetit të Durrësit për partinë socialiste do të kandidojë për një mandat të tretë kryetari aktual i Bashkisë Vangjush Dako përballë koordinatores të Marrëdhënieve me publikun Grida Duma.
 
Nga të dyja kampet janë zyrtarizuar kandidaturat edhe për bashkinë e Kamzës, për demokratët kërkon mandatin e tij të tretë Xhelal Mziu përballë kandidatit socialist Safet Gjici, që mban aktualisht postin e prefektit të qarkut Kukës.
 
Më tej deputeti Armando Subashi do të lerë mandatin e deputetit të partisë socialiste për të kandiduar për kryebashkiak të fierit përballë kandidatit të partisë demokratike ish-deputetit dhe ish-ministrit të partisë demokratike Enkelejd Alibeaj.

Për bashkinë më të madhe të veriut, Shkodrën, socialistët kanë zyrtarizuar Keti Bazhdarin kordinatore për ish të përndjekurit në PS, ndërsa demokratet të pyetur deri tani nga A1 Report nuk kanë një emër.
 
Për bashkinë e Elbasanit në garë janë zyrtarizuar emrat nga të dyja kampet për partinë socialiste është Qazim Sejdini kryetari aktual i bashkisë i cili kërkon mandatin e tretë përballë deputetit Ardian Turku të Partisë Demokratike.
 
Për bashkinë e Vlorës socialistët zyrtarizuan mjekun Dritan Leli kurse demokratët ende nuk kanë një emër.
 
Për bashkinë e Korçës nga PS kandidon kryetari aktual Sotiraq Filo përballë Rektorit të universitetit të Korçës Gjergji Mero. Për bashkinë e Sarandës socialistët kanë shpallur kandidaturën e Floriana Kokës, kurse demokratët ende nuk kanë një emër.

Për bashkinë Berat demokratët zyrtarizuan kandidaturën e financierit Kasem Mahmutaj që vjen nga radhët e Republikanëve përballë Petrit Sinës së Levizjes Socialiste për Integrim.

Kandidatura të tjera të zyrtarizuara
Në të dyja kampet politike ende nuk ka përfunduar lista e plotë me 61 kandidaturat për zgjedhjet vendore të 21 qershorit.
​Kandidatët e zyrtarizuar deri më tani të PS-LSI 
Qarku Tiranë
Bashkia Tiranë Erion Veliaj
Bashkia Kavajë Elvis Roshi
Bashkia Kamëz Safet Gjici
Bashkia Rrogozhinë Beqir Nuredini

Qarku Vlore
Bashkia Vlorë – Dritan Leli
Bashkia Himarë – Gjergji Goro
Bashkia Sarandë – Floriana Koka
Bashkia Konispol - Mimoza Arapi

Qarku Gjirokaster
Bashkia Gjirokaster - Zamira Rami
Bashkia Libohovë - Liza Mandi
Bashkia Tepelenë - Tërmet Peci
Bashkia Memaliaj - Durim Roshi
Bashkia Përmet - Gilberto Jace
Bashkia  Këlcyrë - Klement Doni

Qarku i Fierit
Bashkia Fier Armando Subashi
Bashkia Roskovec Majlinda Bufi
Bashkia Patos Rajmonda Balili
Bashkia Lushnje  Fatos  Tusha
Bashkia Divjakë Fredi Kokoneshi
 
Qarku Korçë
Bashkia Korçë Sotiraq Filo
Bashkia Maliq Gëzim Topçiu
Bashkia Bilisht (vijojnë konsultat)
Bashkia Pogradec ( pritet kandidatura e LSI)
Bashkia Kolonjë (pritet kandidatura e LSI)
Bashkia e Pustecit (pritet kandidatura e partisë maqedonase)

Qarku Shkodër
Bashkia Shkodër Keti Bazhdari
Bashkia Pukë Rrusten Struga
Bashkia Koplik Tonin Marinaj
Bashkia Vau i Dejës Gjokë Lleshi
Bashkia Fushë-Arrëz Fran Tuci

Qarku Durrës
Bashkia Durrës Vangjush Dako
Bashkia Krujë Artur Bushi
Bashkia Shijak Ardjan Kokomani

Qarku Elbasan
Bashkia Elbasan Qazim Sejdini
Bashkia Librazhd Kastriot Gurra
Bashkia Belsh Arif Tafani
Bashkia Gramsh (vijojnë konsultimet)
Bashkia Peqin - Saimir Hasalla

Qarku Dibër
Bashkia Dibër Shukri Xhelili
Bashkia Klos Valbona Kola
Bashkia Mat Adelina Farici

Qarku Kukës
Bashkia Has Adem Lala
Bashkia Tropojë Rexh Biberaj

Kandidatët e LSI për zgjedhjet lokale të 21 qershorit
Bashkia Lezhë  Vikor Tusha
Bashkia Gjirokastër  Zamira Rami
Bashkia Berat  Petrit Sina
Bashkia Kukës  Hasan Halili
Bashkia Pogradec  Diana Mile
Bashkia Përrenjas  Miranda Rira
Bashkia Kuçovë  Selfo Kapllani
Bashkia Bulqizë  Milaim Damazi
Bashkia Cerrik  Altin Toska
Bashkia Selenice  Kasëm Cene
Bashkia Vorë  Luan Sallaku
Bashkia Skrapar   Nesim Spahiu
Bashkia Delvinë    Rigels Balili
Bashkia Kolonjë   Arben Malo 
Bashkia Mallakastër  Shyqyri Kapllani

Kandidatët e zyrtarizuar deri më tani nga PD
Qarku Tiranë 
Bashkia Tiranë  Halim Kosova
Bashkia Rrogozhinë  Eqerem Deliu
Bashkia Kamzë  Xhelal Mziu
 
Qarku Gjirokastër  
Bashkia Konispol   Malo Myrtaj
Bashkia Përmet  Niko Shupuli
Bashkia Gjirokastër Igli Kokalari
Bashkia Libohovë Altim Çomo
 
Qarku Korçë
Bashkia Korçë   Gjergji Mero
Bashkia Pogradec  Eduart Kapri
Bashkia Maliq  Xhevdet Belishta
Bashkia Devoll  Bledion Nallbati
 
Qarku Fier 
Bashkia Mallakastër  Agron Kapllanaj
Bashkia Divjakë  Irakli Gorea
Bashkia Lushnje  Darien Xhindoli
Bashkia Patos  Luan Mustafaj
Bashkia Roskovec Gëzim Caushi
 
Qarku Durrës 
Bashkia Durrës Grida Duma
Bashkia Krujë Hamdi Pasha

Qarku Berat
Bashkia Berat   Kasem Mahmutaj
Bashkia Kucovë   Muslim Haxhia
Bashkia Ura vajgurore - Buaj Hoxha
 
Qarku Kukës
Bashkia Kukës - Bashkim Shehu
Bashkia Tropojë - Besnik Dushaj
 
Qarku Elbasan 
Bashkia Elbasan - Ardian Turku
Bashkia Përrenjas - Bajazit Karriqi
Bashkia Belsh - Asqeri Kuqja
Bashkia Peqin - Albert Kreci
Bashkia Gramsh - Kodhel Cala
 
Qarku Shkodër
Bashkia Fushë Arrëz Gëzim Vata
Bashkia Pukë  Rrok Doda
Bashkia Vau i Dejes   Zef Hila
 
Qarku Dibër
Bashkia Burrel  Nezir Rizvani 
Bashkia Klos  Basir Cupa
 
Qarku Vlorë 
Bashkia Delvinë  Dhurim Alinani

Qarku Lezhë
Bashkia Lezhë   Fran Frrokaj 


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Molotovët te bashkia e Tiranës, Balla: Arsyen e dhanë vetë protestuesit, thirrën lironi liderin e opozitës

Molotovët te bashkia e Tiranës, Balla: Arsyen e dhanë vetë protestuesit, thirrën lironi liderin e opozitës