Zgjedhjet e 21 qershorit, politika në pritje të raportit të ODIHR
Certifikimi i standardeve ndërkombëtare të këtyre zgjedhjeve që sapo kaluam, do të kryhet përmes raportit përfundimtar që misioni i OSBE/ODIHR-it do të publikojë në muajin shtator.
Certifikimi i standardeve ndërkombëtare të këtyre zgjedhjeve që sapo kaluam, do të kryhet përmes raportit përfundimtar që misioni i OSBE/ODIHR-it do të publikojë në muajin shtator. Të dyja palët do të kalojnë një test sa i takon angazhimit të tyre, dhe po ashtu do të jenë në garë për të parë se ankesat e kujt për palën kundërshtare do të jenë përfshirë në raportin e zonjës Glover. Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, misioni i OSBE/ODIHR ka prezantuar raportin paraprak të zgjedhjeve.