Zgjedhjet e 25 Prillit përfunduan dhe raporti paraprak i OSBE ODIHIR është ndoshta e i miri i gjithë kohëve për ndonjë pale zgjedhje ne Shqipëri. Ai paraqet si problem kryesor për zgjedhjet përpjekjet e Presidenti Ilir Meta për te nxitur dhune ne procesin zgjedhor, dhe demin qe u ishte shkaktuar qytetarëve nga shpërndarja e te dhënave personale, pas publikimit te listës se patronazhimit te PS. Për qeverinë ka vërejtje se ka vazhduar traditën e përdorimit te aktiviteteve shtetërore ne favor te fushatës.
Vet Sali Berisha, i cili ishte entuziasti me i madh i fitores dhe lajmëtari me i fuqishëm i humbjes njëkohësisht, pranon se zgjedhjet nuk kane pas problem me 25 Prill, por sipas tij me pare, por ai e ka kuptuar me pas, pasi deri me 26 prill bërtiste fitore.
Tani zgjedhjet mbaruan, qeveritë perëndimore kane përshëndetur Edi Ramen, KQZ ka nxjerr rezultatin dhe jeta vazhdon.
Por natyrisht që zgjedhjet e 25 Prillit kanë hapur një problem në opozitë që e ka emrin Lulzim Basha. Ai ndjehet i rrezikuar se mund të shtohet presioni për dorëheqje, dhe ka filluar një maratonë degësh në rrethe që deklarojnë mbështetje për të, ndërkohë që nuk është shpallur ndonjë garë.
Kukësi, Dibra, Tirana, e rrethe te tjera, janë vënë në garë, nuk di në emër të kujt mandati politik që kanë, për të deklaruar mbështetjen e tyre për Lulëzim Bashën, ndërkohë që nuk ka asnjë njoftim që PD ka çel ndonjë fushatë zgjedhore, dhe akoma më shumë që Lulzim Basha të ketë ndonjë rival përballe.
Deri me tani ka shpallur kandidaturën, vetëm zoti Kadilli por dhe ajo nuk është një shpallje procedurale, por një deklarim politik, pasi ende nuk kemi një garë.
Të shpallësh mbështetje formale të servilëve që ke në degët e rretheve, për të shmangur garën dhe debatin për zgjedhjet është një tregues i frikshëm i mungesës së respektit që ke për zgjedhjet brenda partisë.
Tani ky njeri që përpiqet të mbrohet për 25 Prillin, duke thënë që është proces jo transparent votimi, vet po zhvillon në PD, një proces jo vetëm ne mungesë te plot te transparencës, por dhe ne shkelje te çdo kodi etik politik dhe juridik te PD.
Askush nuk ka kërkuar zyrtarisht te ik Lulëzim Basha. Nuk kane deklaruar se nuk ka shkuar ende puna tek dorëheqja dhe fushata zgjedhore, dhe fare papritur ne dëgjojmë një maratonë degësh te PD qe duket sikur u thonë demokratëve, “mos u lodhni kot se e mbrojmë ne”.
Po te jetë për te mbrojtur, Lulëzim Basha mbrojtësin me te madh ka Edi Ramën, ska nevojë për degët e rretheve, por problemi qe ia ka është parimi me te cilën po mbrohet. AI po mbrohet se zgjedhjet e 25 Prillit ishin te këqija dhe vet është duke bere zgjedhje te tmerrshme , pa gare, pa kandidat por deklarim rrethesh. Kjo e dyta rrezon tërësisht te paren, pasi një njeri që nuk bën zgjedhje ne parti te tij dhe nuk zgjidhet vet si lider legjitim, nuk mund te hap gojën për asnjë proces tjetër zgjedhor, edhe pse ata janë shumë me te mira se çdo palë zgjedhje ne PD. Ashtu si bën zgjedhjet në PD, ashtu do bësh zgjedhjet dhe në Shqipëri. Dhe në fakt ashtu i ka bërë më 2011 për Bashkinë e Tiranës. Janë aq të mira zgjedhjet e 25 Prillit, sa sikur PD të bëj zgjedhjet brenda saj, si më 25 Prill, Lulzim Bashen e mund dhe Ori Nebiaj.