LSI ka dërguar sot në mëngjes në KQZ kërkesën për t'u regjistruar për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Një ditë më parë, edhe PD ka depozituar kërkesë për t'u regjistruar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Këtë kërkesë PD e ka depozituar pasi ka mbledhur 5 mijë firmat e nevojshme për t'u regjistruar në KQZ.

Njëkohësisht me PD-në kanë në dërguar kërkesë në KQZ edhe 8 parti të tjera. Dy prej të cilëve aleatë të Bashës, ajo e Fatmir Mediut Partia Republikane dhe LZHK-ja e Dashamir Shehit.

Konkretisht, PD, PR, LZHK, Aleanca Demokristiane, PAA, Partia Bashkimi Demokrat, Lëvizja e Re (LRE), PKD, Partia Aleanca Demokracia e Re i kanë çuar kërkesë KQZ për regjistrimin e tyre, ndërsa nuk dihet se kur do të shqyrtohet nga KQ kërkesa e tyre.

Ndërsa 3 ditë më parë KQZ regjistroi 10 partitë e para të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit., mes tyre partia e Jozefina Topalli me Lëvizja për Ndryshim, Myslim Murrizi me Partinë Lëvizja Demokratike Shqiptare dhe Astrit Patozi me partinë Bindja Demokratike. 

Kujtojmë se afati i fundit për regjistrimin e partive është 14 shkurti.