Zgjedhjet e 25 prillit, nis trajnimi për punonjësit e policisë, Veliu: Besimi i qytetarëve është garanci për të drejtën e votës

Ka nisur procesi i trajnimit të punonjësve të policisë së shtetit të cilët do të angazhohen në monitorimin e procesit zgjedhor të 25 prillit në vend. Na ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ditën e sotme u zhvillua një takim online mbi fillimin e këtij procesi.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në prezencën e kreut të OSBE-së në Tiranë, Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe zv/Prokurorit të Përgjithshëm, ka paraqitur para drejtuesve qendrorë dhe drejtuesve të drejtorive vendore programin e trajnimit me të gjitha detyrat për punonjësit e policisë.

Duke theksuar se Policia ka një rol mjaft të rëndësishëm në këtë proces, Veliu është shprehur:

“Besimi i qytetarëve dhe i organizatave ndërkombëtare që monitorojnë zgjedhjet, në integritetin e Policisë së Shtetit të arritur në zgjedhjet e mëparshme janë garanci për ushtrimin e të drejtës themelore për të votuar dhe inkurajim e mbështetje për Policinë e Shtetit, për më shumë profesionalizëm në funksion të zbatimit të ligjit dhe vetëm të ligjit. Në zbatim të përgjegjësive që ligji dhe Kodi Zgjedhor na ngarkon për procesin zgjedhor  dhe në parimin e shtetit të së drejtës se "Askush nuk mund të dalë mbi ligjin", çdo punonjës i Policisë së Shtetit, në çdo rast, gjatë kryerjes së detyrës duhet të manifestojë standardet më të larta profesionale, etike dhe integritet në zbatimin me përpikëri të ligjit”.

Ndërkohë kreu i Prezencës së OSBE-së, Vincenzo Del Monaco thotë se ky trajnim ka qenë i suksesshëm por sërish u bën thirrje institucioneve që ta shfrytëzojnë në praktikë.

“Si kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, jam i kënaqur të nxis mbështetjen e vazhdueshme që Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i ofron institucioneve shqiptare për të organizuar dhe administruar zgjedhjet në përputhje me praktikat e njohura ndërkombëtare, ndërsa reflektojmë mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Siç më informuan kolegët e mi, ky trajnim mbi administratën zgjedhore vit pas viti, ka qenë i suksesshëm. Unë ju inkurajoj ta shfrytëzoni dhe zbatoni në praktikë Jam i kënaqur të shoh që Departamenti ynë i Bashkëpunimit për Çështjet e Sigurisë po koordinon me Policinë e Shtetit për të përgatitur dosjet me materialet e trajnimit për secilin pjesëmarrës, si dhe mbështetjen që jep Prezenca e OSBE-së në Shqipëri për botimin e librit të xhepit për rolin dhe detyrat e policisë gjatë procesit zgjedhor. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të vazhdojë të jetë një partner strategjik i Policisë së Shtetit, në kuadër të një bashkëpunimi të frytshëm dhe afat gjatë me Ministrinë e Brendshme. Partner për këtë trajnim zgjedhor dhe partner në ofrim të ndihmës dhe mbështetjes teknike, veçanërisht në luftën kundër krimit ndërkufitar dhe kërcënimeve trans-nacionale” - tha Del Monaco.

Ndërkohë Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se punonjësit e policisë duhet të tregohen të paanshëm dhe profesionalë në detyrën e tyre.

“Komisioni Qendror i Zgjedhje dhe Policia e Shtetit janë dy organizata të pavarura që do të kenë një rol shumë të rëndësishëm në administrimin e procesit zgjedhor. Ne duhet të sigurojnë një pjesëmarrje të barabartë në procesin zgjedhor, për të gjithë qytetarët, duke u treguar sa më transparentë. Punonjësit e Policisë duhet të tregohen të paanshëm dhe profesionalë në detyrën e tyre” - tha Celibashi.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI