Do hapen 24 kuti me materiale zgjedhore në qarkun Berat! KAS: Do merren si provë materialet e LSI! PD-së i pranohet kërkesa për rastet e votimit të dyfishtë, i rrëzohet ajo për prova shtesë

Për qarkun e Beratit do të hapen 24 kuti me materialet zgjedhore, jo kuti të fletëve të votimit në qarkun Berat, pasi kërkesës ankimore të LSI-së ku kërkon rinumërim në këto qendra zgjedhore. KAS vendosi ditën e sotme administrim dhe marrjen si prova materialet dhe dokumentet për 24 kutitë që përmbajnë këto materiale zgjedhore dhe nuk janë kuti të votave ku hidhen fletët e votimit. Kutitë do të merren nga 24 qendra votimi që ka ankimuar LSI, ku çdo qendër përmban 1 kuti me materiale zgjedhore, ku përfshihen procesverbalet, regjistri i votuesve, shënimet e komisionerëve, regjistri i identifikimit biometrik të zgjedhësve dhe shume materiale të tjera që do të jenë objekt shqyrtimi nga KAS për të parë nëse ka mospërputhje të të dhënave dhe më pas do të ketë një vendim tjetër nëse do të ketë rinumërim apo jo në këto qendra votimi. Ankesat e LSI është se kutitë në këto qendra votimi janë mbushur ku ka më shumë fletë votimi se votues dhe se në disa prej tyre mungon dhe regjistri se kush ka votuar, prova që janë pranuar të administrohen nga KAS.

KAS vendosi të administrojë si provë materialet dhe dokumentacionin në kutitë e materialeve zgjedhore për 24 qendra votimi në qarkun e Beratit që ndodhet në kutitë e materialeve zgjedhore për QV 3446, QV 3431, QV 3445, QV 3318, QV 3275, QV 3270, QV 3287, QV 3307, QV 3472, QV 3473, QV 3482, QV 3325, QV 3456, QV 3440, QV 3330, QV 3220, QV 3433, QV 3328, QV 3429/1, QV 3518, QV 351, QV 3501, QV 3416, në Zonën Zgjedhore Qarku Berat.  KAS ka kërkuar nga administrata e KQZ që të merret me transportin dhe hapje e kutive të materialeve zgjedhore të këtyre qendrave votimi.

Seanca e drejtuar nga anëtari i KAS, Elvis Çefa tha se ai dhe anëtari tjetër Ledio Braho kanë kërkuar që të marrin si provë edhe kërkesën e PD-AN për të dhënat e kryqëzuar nga pajisja e identifikimit elektronik të zgjedhësve, ku PD-AN pretendon se ka pasur votim të dyfishtë apo familjar, ndërsa ka hedhur poshtë kërkesën e PD-AN për marrjen e informacioneve dhe provave shtesë. Përfaqësuesi i PD në KQZ, Ivi Kaso e ka quajtur këtë vendim të paligjshëm pasi sipas tij KAS e ka detyrim ligjor që t'i vërë në dispozicion palëve garuese në zgjedhje prova që ata vetë nuk kanë mundur t'i sigurojnë.  

“Ngarkohet administrata e KQZ-së për të marrë të gjitha masat për transportin dhe hapjen e kutive të sipërpërmendura për administrim e provave të sipërcituara. KAS me shumicë votash vendosi mospranimin e kërkesës së PD-AN për marrjen e  provave dhe informacioneve shtesë të cituara në kërkesën ankimore. Me kërkesë timen dhe Ledio Brahos, dy anëtarëve të KAS, vendosëm të administrojmë si provë të dhënat e kryqëzuara së pajisjes së identifikimit elektronik të zgjedhësve të zonës zgjedhore qarkut Berat për të bërë të mundur evidentimin e votimeve të dyfishta ose familjare sipas pretendimit të bërë nga PD-AN”, tha anëtari i KAS Elvis Çefa.

Lëvizja Socialiste për Integrim pretedon se në Qarkun e Beratit kësaj force politike iu mor mandati me dhunë për 77 vota, duke akuzuar për shkelje të rënda gjatë procesit të votimit. Ndërsa Partia Demokratike pretendon se në Berat, socialistët blenë votat me 50 mijë lekë, ndërsa akuzojnë se shteti u vendos në dispozicion të kandidatëve të PS

PD ka ankimuar rezultatin e 25 prillit në qarkun e Gjirokastrës, si edhe në 8 qarqe të tjera me argumentin e PS-ja ka blerë masivisht votat nga individë me rekorde kriminale, se ka dhënë leje legalizimesh , ndihma ekonomike, pagesa për tërmetin për vota në favor të socialistëve. Surprizë në kërkesën e tyre ishte se nuk kërkonin rinumërim të votave, por direkt rivotim në këto qarqe, përveç atyre ku dolën fitues. Edhe LSI ka ankimuar rezultatin e 25 prillit edhe për qarkun  Durrësit, Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës.

KAS ka vendosur më herët që për qarkun e Gjirokastrës të pranohen vetëm provat e dërguara nga subjektet politike dhe ka rrëzuar kërkesën për prova shtesë nga institucionet shtetërore. 

VIDEO- Deklarata e KAS

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:35
KAS i rrëzoi kërkesën për prova shtesë, juristi i PD i drejton 10 pyetje publike: Pse nuk dëshiron të bësh transparencë mbi masakrën zgjedhore të 25 prillit

KAS vendosi ditën e sotme të hedh poshtë kërkesën e PD për të marrë prova dhe informacione shtesë nga institucionet shtetërore në lidhe me pretendime te PD për manipulim të votave,  duke thënë se do të administrojë vetëm provat që tashmë janë dërguar në KQZ.  Ky vendi  i KAS ishte i njëjtë si për qarkun e Gjirokastrës dhe atë të Beratit ditën e sotme.

Por për PD ky është një veprim i paligjshëm i KAS duke thënë se ai nuk do të zbardhe masakrën elektorale të bërë më 25 prill. Juristi i PD-së, Marash Logu i ka drejtuar publikisht 10 pyetje KAS se pse nuk kërkon informacione shtesë dhe nuk dëshiron që të bëjë transparencë të plotë për shqiptarët mbi masakrën zgjedhore të 25 prillit.

Postimi i plotë i juristit të PD-së, Marash Logu

10 PYETJE PUBLIKE PËR KOMISIONIN E ANKIMEVE DHE SANKSIONEVE (KAS)

1. Pse KAS refuzon t'i kërkojë prova SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme për 180 kallëzimet penale të PD-së?

2. Pse KAS refuzon t'i kërkojë prova Agjencisë Shtetërore të Kadastrës mbi numrin e legalizimeve të dhëna gjatë periudhës zgjedhore?

3. Pse KAS refuzon t'i kërkojë prova administratës publike, bashkive dhe kompanive shtetërore mbi numrin e të punësuarve gjatë periudhës zgjedhore?

4. Pse KAS refuzon t'i kërkojë prova Ministrisë së Financave për 63 milionë euro paga më shumë gjatë periudhës zgjedhore se një vit më parë?

5. Pse KAS refuzon t'i kërkojë prova Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe 61 bashkive për 2.6 milionë euro më shumë ndihmë ekonomike gjatë periudhës zgjedhore se një vit më parë?

6. Pse KAS refuzon t'i kërkojë prova bashkive socialiste për 125 milionë euro të dhëna gjatë periudhës zgjedhore ose 89 herë më shumë se 15 muajt e fundit?

7. Pse KAS refuzon t'i kërkojë prova Agjencisë së Prokurimeve Publike për numrin e tenderave, koncensioneve dhe PPP-ve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore?

8. Pse KAS refuzon t'i kërkojë prova SHISH për numrin e rasteve të referuara agjencive ligjzbatuese, lidhur me krimet zgjedhore?

9. Pse KAS refuzon t'i kërkojë prova Drejtorisë së përgjithshme të Gjendjes Civile për numrin e qytetarëve që transferuan adresat e tyre në vitin parazgjedhor?

10. Lista mund të vazhdojë, por #kryepyetja mbetet: PSE KAS REFUZON TË BËJË TRANSPARENCË TË PLOTË PËR SHQIPTARËT MBI MASAKRËN ZGJEDHORE TË 25 PRILLIT?!

Ora 10:45
Ivi Kaso: Vendimi i KAS i paligjshëm, s'mori provat që zbardhet masakra elektorale! Do të dërgojmë në shkallët e tjera kërkesat tona ankimore

 

Përfaqësuesi i PD në KQZ, Ivi Kaso e ka quajtur të paligjshëm vendimin e KAS  për të pranuar si prova vetëm disa nga materialet e dorëzuara nga ky subjekt politik. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes, Kaso tha se KAS e ka detyrim ligjor që t'i vërë në dispozicion palëve garuese në zgjedhje prova që ata vetë nuk kanë mundur t'i sigurojnë. Ai shprehet se PD do t'i dërgojë kërkesat ankimore edhe në shkallët e tjera.

"PD i është drejtuar institucioneve për t'i kërkuar këto prova, por provat nuk janë vënë në dispozicion dhe nuk besoj se do i vihen ndonjëherë në dispozicion opozitës. Detyrimi është i qartë që provat tu vihen në dispozicion procesit ankimor dhe sa kohë këto prova nuk disponohen, procesi nuk mund të jetë i plotë, i qartë dhe çdo mosmarrëveshje zgjedhore nuk mund të zgjidhet në mënyrë të drejtë. KQZ ka detyrimin të administrojë çdo që gjë që palët garuese në proces zgjedhor dhe ankimuese, nuk kanë patur mundësi ta sigurojnë dot vetë. PD gjithçka që ka pretenduar e ka të provuar dhe provat i ka të depozituara në KAS, një pjesë e të cilave janë bërë publike. Ne kemi pretenduar që dimensioni i plotë i gjithçkaje që ka ndodhur do të publikohet dhe do të vijë në vëmendjen e publikut në tryezën e KQZ vetëm pasi të administrohet i gjithë dokumentacioni që ata refuzojnë që ta ndajnë me PD, mediat dhe aktorë të tretë. Pritshmëria jonë për KAS është që ata të zbatojnë ligjin", tha ai.

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dordomusi: 15/05/2021 12:41

    Nuk i dalin llogarit ardit celes se ka hedh leket e ilir metes e nuk i kan dal votat. Ose ja ka fut ai likes edhe i ka mbajt leket per ditet e veshtira qe po vijne...ku i dihet...llafe jane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja